Gruaja nuk u tërhoq dhe e sulmoi grupin, duke shkaktuar një përleshje të egër. Vetë lojtari ka ndërhyrë për të mbrojtur nënën e tij duke u përfshirë për pak kohë në sherr. Vendimtare ka qenë ndërhyrja e një burri me kapele të zezë, i cili ka përdorur një zjarrfikëse ndaj grupit të “bezdisësve” duke i shpërndarë. Një zëdhënës i Manchester City komentoi incidentin: “Klubi është në dijeni të një videoje që qarkullon në mediat sociale e që tregon Phil Foden dhe familjen e tij duke u ngacmuar dhe keqtrajtuar. Jemi të tronditur dhe të tmerruar nga natyra e abuzimit dhe sulmi që pasoi ndaj një prej anëtarëve të familjes së Phil. Ne do të vazhdojmë t'i japim Phil dhe familjes së tij të gjithë mbështetjen dhe ndihmën që ata kanë nevojë".Phil Foden appears to have been involved in a fight which started with a man hitting his mother at a night club.
— London & UK Crime (@CrimeLdn) February 20, 2022
Foden attempts to leave the scene, by entering another room, but a man hits his mother just a few seconds later.
Cc @Mick_Birchall pic.twitter.com/xLxjn6HZqN