Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Video/ Javë e mallkuar, edhe Napoli ngec: Osimhen i shpëton fytyrën Spallettit dhe kap Interin, por jo Milanin

Lapsi.al 21 February 2022
Video/ Javë e mallkuar, edhe Napoli ngec: Osimhen i shpëton

Java e 26 e Serie A është konfirmuar plot surpriza, me Napolin që barazoi 1-1 në minutën e fundit ndaj Cagliarit dhe dështon në misionin për të arritur Milanin në krye të renditjes. Në pjesën e parë mundësitë për skuadrën e Spallettit erdhën me Di Lorencon dhe Mario Ruin, por në minutën e 58' sardët kaluan në avantazh me Gaston Pereiron, edhe falë bashkëpunimit të Ospinas. Portieri kolumbian shleu gabimin me dy super-pritje ndaj Deiolas dhe Marin, ndërsa në minutën e 87 Osimhen, me kokë, gjeti golin e barazimit që vlen vendin e dytë, së bashku me Interin.

Goli që zbuti dështimin e ndihmoi në arritjen e zikaltërve në renditje, erdhi në minutën e 87 për Napolin, falë Osimhenit të zakonshëm që me kokë rrëmbeu një barazim të pashpresuar dhe të pamerituar 1-1. U duk një mbrëmje katastrofike për të kaltrit dhe emocionuese për Cagliarin, që deri në atë moment fitonte 1-0 dhe, mund të thuhet, edhe me kontroll total. Që në momentet e para edhe pse pa ngacmime të vërteta, skuadra e Spallettit bëri shumë pak, me vetëm Mario Ruin që provoi një goditje të bukur, të devijuar nga Cragno. Sardët rezistuan të rreshtuar mirë në fushë, u treguan të rrezikshëm me Joao Pedron, e praktikisht nuk vuajtën kurrë. Në pjesën e dytë, goli i avantazhit erdhi në minutën e 58 me Pereiron që befasoi Ospinën, fajtor për lëvizjen me vonesë në goditjen e kundërshtarit. Spalletti atëherë provoi asin e tij, duke hedhur në fushë Osimhen, Ruiz dhe Ounas dhe pasi rrezikoi të pësonte 0-2 me Marin, në fund gjeti barazimin me një goditje të shkëlqyer me kokë të nigerianit.

https://www.youtube.com/watch?v=WoktlkqQ19s

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI