Flash

Video/ Schiappacasse si Mancaku, arrestohet në Uruguay: kishte një pistoletë në makinë

Lapsi.al 27 January 2022
Video/ Schiappacasse si Mancaku, arrestohet në Uruguay: kishte një

Situatë e shëmtuar për Nicolàs Schiappacasse, 23-vjeçarin uruguajan që Sassuolo e dërgoi në huazim te Penarol pranverën e kaluar, por ende nën kontratë me emilianët deri në qershor 2023. Sipas burimeve lokale dje vonë në mbrëmje, sulmuesi u arrestua në Montevideo për zotërimin e një arme zjarri, konkretisht një pistoletë 9 mm. Një histori e ngjashmë me ish-futbollistin e Teutës Bledar Mancaku shumë vite më parë, ku u ndalua nga policia për armëmbajtje pa leje.

Armën e gjetën oficerët e policisë gjatë një kontrolli rutinë, kur ndaluan automjetin me të cilin udhëtonte Schiappacasse në shoqërinë e tre miqve. Sulmuesi, i cili do të rinovonte huazimin e tij te Penarol për gjashtë muaj të tjerë pas një dëmtimi të gjatë, përfundoi pas hekurave. Ku - sipas informacioneve fillestare - do të qëndrojë të paktën 24 orë.

Kontrolli dhe arrestimi i mëpasshëm u zhvillua vetëm pak minuta para ndeshjes miqësore midis Penarol dhe Nacional, për të cilën Schiappacasse ishte duke shkuar në shoqërinë e tre miqve të tjerë. Sipas raportimeve nga El Paìs, agjentët gjetën pistoletën 9 mm të mbështjellë brenda një xhupi në pronësi të sulmuesit, i cili ka shpjeguar se duhej t'ia dorëzonte armën një tifozi të pranishëm në stadium. Prangat ishin të menjëhershme si për Schiappacasse ashtu edhe për personat e tjerë që ndodheshin në automjet, mes të cilëve – sipas kontrolleve të para nga policia – edhe një i ri me histori trafiku droge. Ajo që rëndon situatën e Schiappacasse, i cili sipas njoftimit të policisë “përpara se të ndalonte mjetin për kontroll ka tentuar të heqë qafe armën”, është edhe zbulimi i disa tabletave droge.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI