Flash

Ibrahimovic, përjashtohet ndrydhja e tendinës së Akilit: Milan mund ta ketë suedezin kundër Inter

Lapsi.al 26 January 2022
Ibrahimovic, përjashtohet ndrydhja e tendinës së Akilit: Milan

Problemi i hasur nga Zlatan Ibrahimovic në ndeshjen e fundit të Milan kundër Juventus është më pak serioz se ç'dukej. Pasi u largua nga fusha pas rreth gjysmë ore lojë, suedezi u ankua për dhimbje në tendinën e Akilit. Testet të cilave iu nënshtrua sulmuesi përjashtuan dëmtimet, duke konfirmuar inflamacionin, por nga stafi mjekësor filtroi optimizmi për mundësinë e rikuperimit të tij në kuadër të derbit ndaj Interit. Ibrahimovic është duke bërë stërvitje të personalizuar për të mos munguar në përplasjen titull.

Në Milanello ka optimizëm, por duke qenë se ka patur një problem me tendinën pas ndeshjes kundër Lacios në fillim të sezonit, stafi mjekësor po procedon gradualisht me suedezin.

Për momentin Ibrahimovic do të vazhdojë të punojë veçmas në mënyrë që stafi mjekësor të vlerësojë reagimet e fizikut e për të kuptuar se kur duhet të rikthehet në grup, por mundësia për ta parë atë në dispozicion të Piolit - dhe në fushë - në derbin e 5 shkurtit është konkrete.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI