Flash

Vetë luante në Kupën e Afrikës, provimet në universitet i jepte sozia: egjiptiani tani rrezikon shumë

Lapsi.al 26 January 2022
Vetë luante në Kupën e Afrikës, provimet në universitet

Një histori nga ato që ngjajnë të pabesueshme, sidomos po të kesh parasysh faktin që bëhet fjalë për futbollistët. Nëse nuk kanë famën e lojtarëve të mëdhenj, të paktën në vendet e tyre ata janë shumë të njohur, ndaj situata që është zbuluar në Egjipt duket e pakonceptueshme. Mbrojtësi i Galatasaray, Mostafa Mohamed, i cili është i impenjuar me Egjiptin në Kupën e Afrikës, ka dërguar sozinë e tij për të dhënë një provim në Universitetin e Kajros.

Sozia, megjithatë, këtë herë është zbuluar, ndoshta edhe për faktin se dikush është kujtuar se ai duhet të ishte në Kamerun dhe ka rrëfyer gjithashtu se është paraqitur edhe herë të tjera për të dhënë provime në emër të mbrojtësit. Mostafa Mohamed tashmë është në telashe dhe në përfundim të kompeticionit do të ketë punë me drejtësinë egjiptiane.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI