Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Gosens ndryshon klubin, por jo ngjyrat. Kalimi te Inter ekzalton menaxherin: "Robin është super i lumtur"

Lapsi.al 26 January 2022
Gosens ndryshon klubin, por jo ngjyrat. Kalimi te Inter ekzalton menaxherin:

"Gosens? Marrëveshja me Interin ka përfunduar. Operacioni prej 25 milionë euro plus bonuse, nesër është dita për ekzaminimet mjekësore. Robin është super i lumtur". Këto janë fjalët e menaxherit të gjermanit, Paolo Busardò, për FCINTER1908. Gosens do të nënshkruajë kontratë me Interin deri në vitin 2026, zyrtarizimi do të arrijë pasi lojtari të ketë kaluar vizitat mjekësore. Pra, Simone Inzaghi do të ketë anësorin e majtë që kërkon prej disa javësh: një huazim me koston e 3 milionë eurove plus një detyrim blerje. Pasdite menaxheri i lojtarit është takuar me drejtuesit e Interit për të mbyllur marrëveshjen: "A kishte ekipe të tjera? Por Interi është Inter."

Anësori gjerman do të nënshkruajë kontratën deri në qershor të vitit 2026 për 3 milionë euro neto, sërish me përfshirjen e bonuseve sipas rendimentit. Sipas Gazzetta dello Sport, blerja nga zikaltrit duhet të bëhet pas 18 muajsh, në qershor 2023. Gosens, i cili gjithashtu pëlqehej nga Newcastle, ka qenë jashtë që nga fundi i shtatorit për shkak të një dëmtimi në bicepsin e femurit të kofshës së djathtë, me përsëritje të dëmtimit që zgjati kohët e rikuperimit. Rikthimi i tij në fushë pritet së shpejti, por dëmtimi i gjermanit nuk e ndal Interin, i cili mendon edhe për sezonin e ardhshëm.

Jo vetëm Gosens: në fakt, në orët e fundit ka pasur kontakte të vazhdueshme mes drejtuesve të Interit dhe Genoas për të mbyllur negociatat për huazimin e Caicedos, sulmuesi i zgjedhur pas dëmtimit të Correas. Ekuadoriani është gati të përqafojë Inzaghin, i cili e ka stërvitur edhe te Lazio. Për të ardhmen, megjithatë, emri në shënjestër të zikaltërve për rolin e qendërsulmuesit është ai i Gianluca Scamaccas e sulmi për xhevahirin e Sassuolos do të fillojë në qershor.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI