Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

"Futbolli në rrezik shembje, qeveria nuk mund ta injorojë": Marotta jep alarmin para një mbyllje të mundshme

Lapsi.al 26 January 2022
"Futbolli në rrezik shembje, qeveria nuk mund ta injorojë":

Britma e alarmit e Beppe Marottas në lidhje me situatën e futbollit italian të goditur fort nga emergjenca Covid është e qartë. “Serie A dhe, në përgjithësi, futbolli italian janë në rrezik dështimi – shpjegoi CEO i Interit në një intervistë të gjatë me Il Sole 24 Ore – Qeveria dhe institucionet politike nuk mund ta injorojnë më këtë gjë”. "Është një sistem në prag të shembjes - shtoi ai -, që sigurisht që ka patur disbalanca edhe para Covidit, por që praktikisht nuk ka marrë asgjë në këto dy vite të pandemisë".

Ajo që shqetëson Marottën nuk është vetëm gjendja emergjente që ka goditur rëndë sektorin e futbollit, por edhe indiferenca e politikës italiane, e akuzuar se ka braktisur ndjeshëm klubet profesionale. Ndryshe nga sa ndodh në shtetet e tjera, ku klubet janë mbështetur financiarisht, tek ne ekzekutivi i ka dhënë sektorit vetëm ndihmë me pikatore dhe ka ulur kapacitetin e ambienteve sportive. Masat që së bashku me pandeminë kanë ndikuar shumë në buxhetet e klubeve dhe të cilat, pa ndërhyrje, tani rrezikojnë ta cojnë të gjithë sektorin e futbollit italian në falimentim.

“E theksoj se shëndeti i tifozëve është i rëndësishëm për ne mbi të gjitha – shpjegoi Marotta –. Nuk ka dyshim që me maskën ffp2, lejen super të gjelbër dhe kapacitetin e reduktuar në 50%, ambientet e jashtme janë hapësira të sigurta”. “Fakti që na u desh të reduktonim hyrjet në 5 mijë spektatorë ishte një demonstrim i seriozitetit dhe një sakrificë e mëtejshme për ne – vazhdoi ai –. Për këtë arsye, në masat e fundit të qeverisë si ligji i buxhetit dhe dekreti Ristori prisnim më shumë. konsideratë".

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI