Flash

Sevilla, 5 milionë për 6 muaj për sulmuesin e United: Martial zbarkon në Spanjë

Lapsi.al 25 January 2022
Sevilla, 5 milionë për 6 muaj për sulmuesin e United: Martial

Anthony Martial do të jetë një lojtar i ri i Sevillas: francezi ka zbarkuar në kryeqendrën andaluziane ku do t'i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore. Për Manchester United do të shkojë rreth 5 milionë euro për huazimin deri në qershor.

Do të rinisë nga Spanja karriera e Anthony Martial. Sulmuesi francez në pronësi të Manchester United do të luajë pesë muajt e fundit të sezonit i huazuar te Sevilla. Sipas njoftimeve të ESPN, në fakt, Manchester United ka pranuar propozimin e klubit andaluzian, duke e privuar veten nga lojtari deri në fund të sezonit. Vendimtar për suksesin e marrëveshjes ishte vendimi i sulmuesit francez për të ulur pagën që do marrë te Sevilla: Martial, që fiton 15 milionë euro neto në sezon, do të marrë një pagë më të ulët në këtë pjesë të dytë të sezonit.

Sipas asaj që bën të ditur Marca, Martial – shumë i dëshiruar nga Drejtori Sportiv i Sevillas Monchi – mbërriti në Spanjë ku i është nënshtruar ekzaminimeve të zakonshme mjekësore që i paraprijnë nënshkrimit të kontratës. Nëse gjithçka shkon mirë, nga e enjtja ai do të nisë stërvitjet nën urdhrat e Julen Lopetegui, një trajner që ka insistuar shumë për ta pasur në skuadër.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI