Flash

Goditje e madhe e Juventus: Vlahovic në Torino për 65 milionë plus 10 bonus

Lapsi.al 25 January 2022
Goditje e madhe e Juventus: Vlahovic në Torino për 65 milionë

Më shumë se një çështje ditësh, shtatë kanë mbetur deri në mbylljen e merkatos, tani duket punë orësh. Dusan Vlahovic është një hap larg Juventusit. Pasi ka gjetur marrëveshjen për pagesën, në orët e fundit ka mbërritur edhe marrëveshja me Fiorentinën për 65 milionë euro plus 10 bonuse dhe mund të thuhet se serbi është praktikisht një lojtar i Juventusit. Gjithcka gati për vizitat mjekësore dhe nënshkrimin.

Pas punës së vështirë që klubi duhet të bëjë për të lehtësuar skuadrën dhe barrën e pagave me disa largime - nga Arthur te Ramsey e deri te Morata dhe Bentancur - Juventus ka vendosur të dalë hapur dhe të mbulojë pothuajse tërësisht kërkesën e Fiorentinës: 65 milionë euro plus 10 bonuse që plotësuan kërkesat e Rocco Commissos.

Kështu bardhezinjtë, të fortë në dëshirën e Vlahovic, kanë mundur konkurrencën e Arsenal: gati kontrata për t'u nënshkruar deri në vitin 2026 për 7 milionë euro në vit. E gjitha ndërsa Firence po zien sërish, e tradhtuar nga një tjetër xhevahir i saj, i cili sërish ka vendosur të braktisë skuadrën për Juventusin e urryer. Por kjo është një çështje krejt tjetër. Dusan Vlahovic është gati të vishet bardhezi.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI