Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

"Gungaç m**i": tërbimi i tifozëve të Fiorentina vërshon mbi Vlahovic

Lapsi.al 25 January 2022
"Gungaç m**i": tërbimi i tifozëve të Fiorentina

“Respekti nuk fitohet me gola, Vlahovic gungaç m**i”: ky është vetëm i pari nga parrullat që u shfaqën në Firence, jashtë stadiumit “Franchi”, me të cilët tifozët viola u sulën kundër Dusan Vlahovic, shumë pranë kalimit te Juventusi. “Rojet e tu nuk do ta shpëtojnë jetën, cigan mbaroi për ty”, thuhet në një tjetër pankartë ofendimi ndaj sulmuesit serb.

Ashtu si Baggio, Bernardeschi dhe Chiesa - tifozët e Fiorentinës nuk e kanë pritur mirë hipotezën, tashmë mjaft konkrete, të humbjes së majës së tyre të diamantit. Vlahoviç mbërriti në Itali në vitin 2018 nga Partizani i Beogradit dhe, pavarësisht marrëdhënjet shpeshherë konfliktuale me ultrasit, ka folur gjithnjë me golat e tij, deri në atë pikë sa ka tërhequr vëmendjen e emrave të mëdhenj europianë. E Juventusi, gjëja më e padëshirueshme për tifozët viola po bëhet gati të godasë përsëri duke i marrë një sulmues që ka shënuar 44 gola në 98 ndeshje, pasi kishte bërë të njëjtën gjë më parë me Federico Bernardeschi dhe Federico Chiesa (përveç transferimit historik dhe legjendar të Roberto Baggio vite më parë).

Humbja e lojtarit më të mirë të skuadrës në mes të sezonit dhe kalimi i tij në Torino, te ai Juventus që mbetet një rival historik për Firencen, ka bërë që tifozët të shpërthejnë. Pankartat, shumë të rënda dhe ofenduese, kanë synuar lojtarin, i cili nuk e ka fshehur asnjëherë ambicien e transferimit te Juventusi dhe që duket i vendosur të shkëputet nga klubi i viola për të paketuar sa më parë valixhet.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI