Flash

Benzema humbte penalltinë ndaj Elche, kur po i bastisnin shtëpinë: hajdutët u futën nga kopështi

Lapsi.al 24 January 2022
Benzema humbte penalltinë ndaj Elche, kur po i bastisnin

Një e dielë për t'u harruar për Karim Benzema. Brenda dhe jashtë fushës. Sulmuesi francez nuk është se shkëlqeu në ndeshjen e kampionatit ndaj Elche, në të cilën humbi edhe një penallti. Por më e keqja nuk kishte ardhur akoma: duke shfrytëzuar mungesën e tij, hajdutët hynë në shtëpinë e sulmuesit, duke e grabitur. Për kapitenin e Real Madridit nuk është hera e parë që ndodhet para një fakti të tillë: një episod i ngjashëm ka ndodhur edhe në vitin 2019, teksa ai luante kundër Barcelonës.

Hajdutët – bëjnë të ditur mediat iberike - kanë hyrë në shtëpi nga kopshti, në një kohë kur në shtëpi nuk kishte njeri. Shtëpia ndodhet në një lagje luksoze në San Sebastián de los Reyes.

Kështu, grupi i hajdutëve në Spanjë, që është aktiv prej kohësh dhe godet pikërisht futbollistët e ekzaktësisht në kohën kur ata janë të impenjuar gjatë ndeshjeve, duke e bërë që të jetë e sigurtë mungesa e tyre në banesë, ka përfituar për të bastisur shtëpinë e francezit. Për momentin nuk është mësuar akoma sa ka qenë dëmi që i kanë shkaktuar Benzema.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI