Flash

San Siro "fushë patatesh": për derbin e Milanos tapeti do të zëvendësohet

Lapsi.al 24 January 2022
San Siro "fushë patatesh": për derbin e Milanos tapeti do

Paolo Maldini e bëri njoftimin para ndeshjes kundër Juventusit: fusha e San Siros do të ribëhet plotësisht dhe do të jetë gati pas dy javësh. Më pas konfirmimi zyrtar erdhi nga Giovanni Castelli, agronomi përgjegjës për tapetin e gjelbër të stadiumit milanez, i cili në një intervistë për La Gazzetta dello Sport konfirmoi se punimet do të nisin së shpejti dhe për derbin e San Siros tapeti do të jetë në lartësinë e duhur.

Lajm që sigurisht gëzon Piolin dhe Inzaghin, të cilët nuk kanë lënë asnjë rast pa evidentuar problemin e detyrimit për të luajtur kampionatin në “një fushë patatesh”. “Ne jemi gati të fillojmë me punën për zëvendësimin dhe përmirësimin e fushës – siguroi Castelli – Derbi do të ketë terrenin që një sfidë kaq e rëndësishme dhe spektakolare meriton”.

“Kalendari ishte shumë i mbushur me ndeshje dhe fusha e ka vuajtur - shpjegoi ai - mendoni se nga 6 janari deri në mbrëmjen e djeshme në San Siro u zhvilluan 7 ndeshje mes Serie A dhe Coppa Italia, të cilave duhet t'i shtojmë edhe Superkupën, e cila gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve futi në fushë rreth treqind njerëz. Një herë u luajtën dy ndeshje në vetëm 24 orë dhe në dy raste të tjera dy ndeshje me diferencë prej 48 orësh”.

Zakonisht zëvendësimi i tapetit bëhet në verë, kur ka më shumë kohë në dispozicion, por siç shpjegon Castelli, “për fat të mirë nuk priten as reshje të dendura e as borë në dhjetë ditët e ardhshme”. Në fund të fundit, pas derbit do të ketë përsëri shtatë ngjarje në dhjetë ditë midis kampionatit dhe kupave të ndryshme, kështu që fillimi me një tapet të ri do të jetë vërtet i nevojshëm.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI