Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Longo, elozhe Shkurtajt e ironi me merkaton: "Nesër vjen lojtari i fundit, nuk është për Interin"

Lapsi.al 23 January 2022
Longo, elozhe Shkurtajt e ironi me merkaton: "Nesër vjen lojtari i

“Kjo është fitore e eksperiencës, e karakterit, e grupit. Por sot isha i qetë me lojtarët në fushë se tani e dimë shumë mirë çfarë mund të bëjmë dhe nëse luajmë me këtë dëshirë, mund të fitosh, pavarësisht nëse luanim me 10 apo 11". Diego Longo është shumë i kënaqur pas fitores së vuajtur por tepër të rëndësishme me Skënderbeun, të vendosur nga Shkurtaj. Sulmuesi shënoi pas vetëm dy minutash në fushë, por italiani nuk ka ndërmend të marrë meritat e zëvendësimit të gjetur: "Nuk është zëvendësimi që bëri gol, po Shkurtaj. Ai është një lojtar i mirë që do të na ndihmojë shumë. Iu bashkua vetëm sot ekipit se ne nuk kishim dokumentet nga klubi kinez. Ai ka bërë vetëm dy stërvitje pas një muaji ndalesë. Sot ndoshta edhe kërkova shumë prej tij por e dija që i kishte 15 minuta në këmbë. Ne ishim të qetë dhe do të presim sa të vijë në formë se e dimë që është një lojtar fantastik".

Tekniku është ndalur edhe tek merkato, duke treguar se blerja e fundit e janarit do të mbërrijë nesër dhe me kaq historitë janë të mbyllura. Longo nuk bëri emër, por nuk i kurseu ironitë: "Është një transferim pak i vonë por ndodh e mendoj se jemi në rregull, nesër e mbyllim dhe jemi të lumtur me këtë ekip. Emri? Nuk mund të them emër, sepse nuk është puna ime, pasi do të ofendoja drejtorin Pejiç. Unë thjesht punoj me futbollistët që kam. Ajo që mund të them është që nuk është një lojtar për Interin" përfundoi Longo.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI