Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

E dëbuan, tani Federata australiane zbut situatën: "Djokovic do të luajë këtu në 2023. E nuk do të hapë cështje"

Lapsi.al 23 January 2022
E dëbuan, tani Federata australiane zbut situatën: "Djokovic do

Novak Djokovic do të jetë i pranishëm në Australian Open 2023. Për këtë është i sigurt numri 1 i tenisit australian, Craig Tiley, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes për çështjen që bëri bujë prej ditësh. "Ai nuk ka ndërmend të bëjë padi - tha ai për ABC - Po flitet dhe do të flitet përsëri, por për momentin jemi të fokusuar vetëm në organizimin e këtij eventi të madh. Unë mendoj se ai do të luajë këtu vitin e ardhshëm. Në fund të fundit, ai është lojtari më i fortë në botë dhe e dashuron Australian Open".

Numri 1 i tenisit australian nuk ka dyshime për pjesëmarrjen e Noles vitin e ardhshëm, por fjalën e fundit do ta ketë qeveria australiane, pasi teorikisht numri 1 në botë është përzënë për 3 vjet nga vendi, por mund të ketë hapje në lidhje me një zbutje të situatës.

Ndërkohë, për kampionin kontrovers serb, një lajm i mirë vjen nga Franca: ai do të mund të luajë në turneun Roland Garros, të planifikuar në Paris nga 16 maji deri më 5 qershor, edhe nëse më parë nuk do të jetë vaksinuar kundër Covid-19. Favori, krejtësisht i pavullnetshëm, ka ardhur nga Parlamenti francez dhe nga masat e reja të marra në Francë për të frenuar rritjen marramendëse të infeksioneve për shkak të përhapjes së variantit Omicron. Pasaporta e re e vaksinimit mund t'u atribuohet edhe atyre që janë shëruar nga Covid për jo më shumë se gjashtë muaj përpara. I prekur nga koronavirusi më 16 dhjetorin e kaluar, Nole është i mbuluar deri më 16 qershor, pra plotësisht në kohë për të qenë në start të turneut mbi dhè.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI