Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Video/ Leverkusen bën pesë, Dortmund vuan por fiton dhe i afrohet Bayern

Lapsi.al 22 January 2022
Video/ Leverkusen bën pesë, Dortmund vuan por fiton dhe i afrohet

Borussia Dortmund vuan, por i dërgon një mesazh Bundesligës. Verdhezinjtë fituan 3-2 në fushën e Hoffenheimit në një ndeshje shumë të hapur dhe mbërrijnë 3 pikë larg Bayern, të angazhuar nesër. Më tej, Bayer Leverkusen mundi Augsburgun me një shuplakë të fortë 5-1 (trigolësh i Moussa Diaby) dhe Union Berlin mundi Mönchengladbach 2-1 me një dygolësh të Kruse. Fiton edhe Freiburg, 2-0 ndaj Stuttgart dhe Furth 2-1 ndaj Mainzit.

BAYER LEVERKUSEN–AUGSBURG 5-1

Lerverkusen mposhti Augsburg 5-1, me një trigolësh të një Moussa Diaby të pandalshëm dhe konfirmon veten si forca e tretë në kampionat. Bayer zhbllokoi ndeshjen pas vetëm 9' minutash me Bellarabi dhe dyfishoi në të 24' me Diaby, i cili nis kështu ditën e tij perfekte. Miqtë tentuan të rihapnin takimin me Maierin, padyshim më i rrezikshmi i të tijve, në të 63', por në më pak se 10 minuta Diaby mbylli rezultatin me trigolëshin e tij personal, në të 65' pas një përplasje favorizuese dhe në të 70' me një kundërsulm. Lucas Alario, në minutën e 81′, vulosi rezultatin 5-1. Suksesi e çon Bayer Leverkusen në 35 pikë, 8 nga Dortmundi i dyti dhe pak përpara trenit të ndjekësve. Augsburg është i treti nga fundit me 19 pikë.

FREIBURG–STUTTGART 2-0

Freiburg rikthehet të fitojë dhe mbetet në luftë për Champions League, duke u ngjitur në vendin e pestë vetëm një distancë nga i katërti. Të besuarit e Streich mundën 2-0 Stuttgartin, në krizë, falë autogolit të Ito në minutën e 37 dhe golit të Schade në minutën e 72, duke i dhënë fitoren e parë në vitin kalendarik pas 7 golave të pësuar mes Dortmundit dhe Arminia Bielefeld. Stuttgart (vetëm një pikë në pesë ndeshjet e fundit) është i parafundit me 18 dhe jeton me frikën e rënies.

FURTH–MAINZ 2-1

Furth rinis ëndrrën e tij për të ndjekur një shpëtim që dukej i paimagjinueshëm vetëm një muaj e gjysmë më parë. Skuadra e Leitl mundi Mainz 2-1 dhe mori fitoren e tyre të dytë në kampionat, duke e zgjatur serinë e rezultateve të dobishme radhazi në pesë. Suksesi erdhi falë nënshkrimit të Dudziak në minutën e 12 dhe autogolit të Bell në mesin e pjesës së dytë, që dëshmoi problemet e Mainzit, i pasaktë në sulm dhe i pavëmendshëm në mbrojtje. Miqtë shkurtuan diferencën vetëm në minutën e 93' me Onisiwo, por tashmë ishte shumë vonë. Furth mbetet i fundit, por, me 10 pikë, fillon t'i afrohet rivalëve, ndërsa skuadra e Svensson mbetet në kuotën 27, duke humbur terren të çmuar nga perspektiva evropiane.

HOFFENHEIM–BORUSSIA DORTMUND 2-3

Borussia Dortmund di të fitojë edhe duke vuajtur. Verdhezinjtë fituan 3-2 në fushën e Hoffenheim, duke iu përgjigjur përpjekjeve të rikthimit të kundërshtarit. Miqtë kaluan në epërsi pas vetëm 5 minutash me Haaland, të cilit thjesht iu desh të shtynte në rrjetë asistin e Malen. Hoffenheim nuk e pranon dhe dy herë ishte afër barazimit me shtyllën e Rutter dhe traversën e Richards, të dyja pas zhvillimeve nga këndi. Megjithatë, 1-1 erdhi në fund të pjesës së parë me goditjen me të djathtën e Kramaric. Borussia kapet pas talenteve të saj për të zgjidhur ndeshjen: në minutën e 58' Reus merr pasimin e Malen dhe shënon 2-1, ndërsa tetë minuta më vonë autogoli i Raum duket se mbylli ndeshjen në 3-1. Në të 77', megjithatë, Rutter cau mbrojtjen e kundërshtarit dhe firmosi 2-3, duke dhënë një finale emocionuese, në të cilën rezultati nuk ndryshoi më: Dortmundi konfirmon vendin e dytë dhe për të paktën një natë shkon në -3 pikë nga Bajerni i Mynihut i pari. Hoffenheim u mundua, por nuk e shmangu dot humbjen e dytë radhazi, duke zbritur në vendin e gjashtë.

https://youtu.be/3OBFgcCJRM8

BORUSSIA MÖNCHENGLADBACH–UNION BERLIN 1-2

Rezultati i pestë i dobishëm radhazi, një tjetër fitore e rëndë në optikën Champions League dhe vendi i katërt në kampionat. Union Berlin nuk pushon së mahnituri dhe fiton 2-1 kundër Borussia Mönchengladbach, i shtyrë nga dygolëshi i Kruse. 33-vjeçari zhbllokoi në minutën e 18 me penallti dhe vendosi ndeshjen në minutën e 84, kur devijoi në portë një pasim të Giesselmann. Për vendasit, goditja e të riut Koné në minutën e 40 nuk mjafton për të lëvizur renditjen dhe për t'u larguar nga zona e rënies: play out janë vetëm 3 pikë larg. Nga ana e tij, Union Berlin ruan vendin e katërt, në kuotën 34 pikë.

Bundesliga Germany

Bayer Leverkusen 5-1 Augsburg

Borussia Monchengladbach 1-2 Union Berlin

Freiburg 2-0 VfB Stuttgart

Greuther Furth 2-1 Mainz

Hoffenheim 2-3 Borussia Dortmund

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI