Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Video/ Brdaric humb 8 pikë në katër ndeshjet e fundit, elozhet për rivalin nuk mjaftojnë: "Komplimente Egnatias"

Lapsi.al 22 January 2022
Video/ Brdaric humb 8 pikë në katër ndeshjet e fundit, elozhet

Katër pikë të marra nga 12 të mundshme Barazimi i 4 radhazi për Vllazninë e paaftë të mposhtë në Loro Borici edhe Egnatian, duke e komplikuar së tepërmi garën për titull me rezultatin 1-1. Shumë pikë të lëna rrugës nga kuqeblutë e po aq rastet e shpenzuara para portës, penalizuese njësoj si toleranca difensive që lejon ndëshkimin e shpeshtë në rastin e parë të kundërshtarit: "Nuk e kuptoj pse në pjesën e parë ishim të ngadaltë me topin. Më pas edhe në mesfushë. Kishim mundësi të dilnim përpara por nuk e di pse nuk e bëmë. Më pas pësuam gol, por sërish ishim të ngadaltë - tha Brdaric për ndeshjen e të tijve, duke shtuar -. Skuadra ishte në vështirësi përballë një ekipi të mire organizuar siç është Egnatia, të cilës dua t’i bëj komplimente dhe më pas çaluam".

Në mungesë të Latifit, rikuperimi i Da Silvas ka qenë krucial për Brdaric, që duke parë vështirësitë para porte në Klasike të të tijve, shpresoi ta zgjidhte që në fillim kundër një skuadre, që moralisht do të shembej, duke parë serinë negative mbi të cilën udhëtonte. Përqendrimi në gjysëmfushën kundërshtare i dha shumë dorë Vllaznisë të siguronte raste të tjera shënimi, edhe me mesfushorë, por askush nuk ishte i aftë ta dërgonte topin në rrjetë: "Kur vë synimin për të qenë një nga skuadrat më të mira të kampionatit, këto gabime duhen të evitohen dhe mendoj se kjo sfidë nuk u fitua prej gabimeve tona. Sigurisht që të gjithë jemi të zhgënjyer nga mungesa e golave të ekipit. Ata nuk po arrijnë të realizojnë dhe ne duhet të flasim me ta për të vendosur se çfarë duhet të bëjmë" e mbylli tekniku i Vllaznisë.

Egnatia shënoi golin e papritur të avantazhit në minutën e 40, kur Ademi bëri rreth 50 metra me topin në këmbë, duke përfituar nga toleranca e një mbrojtje shpesh e kritikuar, përpara se të thyente daljen e dëshpëruar të Zogoviç. Vllaznia barazoi në të 71’ me goditjen me kokë të Krymit, në krosimin e Mustedanagiç, por kaq nuk mjafton për tiu afruar Tiranës, përkundrazi...

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI