Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Tare nuk e kishte menduar kurrë: Muriqi është problemi përse Lazio nuk përforcohet dot

Lapsi.al 20 January 2022
Tare nuk e kishte menduar kurrë: Muriqi  është problemi

Lazio kërkon të forcohet, por për ta bërë këtë duhet fillimisht të zgjidhë problemet me indeksin e likuiditetit. Për të blerë, duhet të shesësh. Në të kundërt dyert e Formellos do të mbeten të mbyllura. Bardhekaltrit do të donin të sistemonin sulmin dhe kanë vlerësuar profile të ndryshme (sidomos Burkardt i Mainz), por tani ka pak ditë për të ngritur një negociatë të vërtetë. Për më tepër që fillimisht duhet të shitet Muriqi, që i kushton shumë klubit mes kostos së kartonit (rreth 20 milionë) dhe pagës (2.2 neto në vit). Për këtë arsye, nëse do t'i gjendej një akomodim sulmuesit kosovar, klubi do t'i drejtohej Lapadulas, në dalje nga Benevento dhe që padyshim kushton më pak se Burkardt.

Kërkon një sistemim edhe Vavro, mbrojtësi sllovak që mbërriti në vitin 2019 për rreth 12 milionë (përfshirë bonuset). Për lojtarin interesohet Huesca, në Spanjë, por, në mënyrë paradoksale, para se të largohet ai mund të bëhet i dobishëm për Sarrin, që nuk e kishte futur kurrë në fushë deri një javë më parë. Në fakt, duke pasur parasysh dëmtimin e Acerbit, trajneri i Lazios e shpluhurosi duke e bërë të luante një segment të ndeshjes kundër Salernitanas (në kampionat) dhe kundër Udineses (në kupë). Me Atalantën, në raundin e radhës të Serie A, Vavro mund të gjente ende hapësira, të paktën me ndeshjen në zhvillim. Lazio ka nevojë për blerje, por para se të lëvizë, duhet të shesë dikë nga dështimet e merkatos së kohëve të fundit.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI