Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Video/ United fiton me tris golash: Tottenham përmbys Leicester dy minutas pasi loja duhet të kishte mbaruar

Lapsi.al 19 January 2022
Video/ United fiton me tris golash: Tottenham përmbys Leicester dy minutas

Përmbysje e pabesueshme e Tottenhamit në javën e 17 të Premier League. Spurs, në disavantazh 2-1, e përmbysën rezultatin në frymën e fundit falë dygolëshit të Bergwijn mes minutave 95 dhe 97. Skuadra e Contes fluturon kështu në vendin e pestë, vetëm një pikë nga zona Champions League. Fitore në transfertë edhe për Manchester United: 3-1 ndaj Brentford me golat e Elanga, Greenwood dhe Rashford të gjithë në pjesën e dytë.

LEICESTER-TOTTENHAM 2-3

Përmbysje e pabesueshme në frymën e fundit e Tottenham, që përmbysi Leicesterin në shtesë dhe i afrohet vetëm një pikë zonës Champions League, por me tre ndeshje më pak se West Ham i katërti. Një fitore në stilin perfekt Conte, me luftë dhe guxim deri në sekondat e fundit. Megjithatë ishin vendasit ata që kaluan në avantazh në minutën e 24 me Dakën, i cili mposhti Lloris në zonë. Reagimi i Tottenham është i menjëhershëm por Albrighton shpëtoi në vijë goditjen e Hojbjerg. Barazimi u shty vetëm me dy minuta, sepse në minutën e 37, Kane kaloi Soyuncu para se të shënonte me një goditje bilardo që u përplas në shtyllë dhe më pas përfundoi në rrjetë. Ndeshja ishte e shpejtë dhe plot përmbysje frontesh, por duhej një blic për të thyer ekuilibrin dhe kjo erdhi në minutën e 76 kur Maddison mposhti Lloris falë edhe një devijimi. U duk e kryer për lojtarët e Rodgers, por në shtesë ndodhi e paimagjinueshmja: Bergwijn, i cili hyri në minutën e 79-të, shënon një dygolësh të jashtëzakonshëm mes minutave 95' dhe 97' (me kohën e përfunduar, duke pasur parasysh se minutat e rikuperimit ishin 5) dhe i dhuroi Contes një përmbysje të cmendur.

https://www.youtube.com/watch?v=DnSFfoD98Ig

BRENTFORD-MANCHESTER UNITED 1-3

Manchester United ngrihet pas dy ndeshjesh pa fitore dhe Djajtë e Kuq arrijnë Arsenalin në renditje me 35 pikë, në vendin e gjashtë. Nga ana tjetër, Brentfordi pëson humbjen e tretë radhazi, që megjithatë nuk e shqetëson ende për sa i përket klasifikimit. Në pjesën e parë mangësitë e United janë evidente, me skuadrën pak agresive dhe me rastet më të rrezikshme të krijuara nga vendasit, që shkuan pranë avantazhit të bujshëm. Megjithatë, në dhomën e zhveshjes, Rangnick e ka bërë veten të dëgjohet dhe fillimi i pjesës së dytë është krejt tjetër: Elanga në minutën e 55 dhe Greenwood në minutën e 62 nënshkruan dygolëshin që shembi Brentfordin, pa mundur të reagojë më. Në të 79' Rashford, që sapo u aktivizua, fiksoi trisin që mbylli përfundimisht ndeshjen. Goli i Toney në zhvillimet e një giditje këndi ishte i kotë në fund.

https://youtu.be/-IhcAcnb9Bk

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI