Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Spiunazhi i Dinamos dhe polemikat e Longos: "Kishte më shumë se aq, por po e mbyll me kaq"

Lapsi.al 19 January 2022
Spiunazhi i Dinamos dhe polemikat e Longos: "Kishte më shumë se

"Mungesat? Nuk dua të gjej alibi. Dinamo fitoi, mbaroi. Nuk vij këtu të them se kishim mungesa, nuk kishim lojtarët e merkatos. Por luajtëm 11 kundër 11, ky është futbolli". Diego Longo nuk e fsheh zhgënjimin për humbjen e rasteve të pastra nga Kukësi i tij, që në fund humbi edhe vetë ndeshjen, të fituar 0-1 nga Dinamo me një gol të Imamit. Tekniku italian nuk ka hezituar ti kthehet cështjes së spiunazhit me drejtuesit e Dinamos që studionin stërvitjen e Kukësit: "Unë publikova vetëm një foto, por kishte më shumë. Nuk dua të hyj në polemika. Unë them ta mbyllim këtë kapitull. Nuk ishte strategji, ishin aty, kemi foto dhe është e qartë. Por ta mbyllim, fituan. Edhe Partizani stërvitet me ne aty, por nuk ka ndodhur asnjëherë më parë”, tha Longo pas ndeshjes.

Goli i pësuar nga Tafas nuk e bën që tekniku ta shohë si një gabim individual me italianin që nuk i del inati me rastet e shpenzuara nga të tijtë: "Por nuk është vetëm portieri, janë të gjithë. Nuk mund ta pësosh një gol të tillë. Por e përsëris që duhet të mbyllësh ndeshjen. Kur ke raste ashtu, duhet ta mbyllësh ndeshjen, se një skuadër që ka ambicie duhet të mbyllë ndeshjen. Nuk jemi në shtator tani, tani peshon çdo gabim".

Një kritikë edhe për drejtuesit e klubit, edhe pse italiani e bën me elegancën e zakonshme: "Jam i lumtur me lojtarët e rinj, falënderoj presidentin, por nuk jemi në kohë, Nëse do të fitosh duhet të jesh në kohë. I kërkova lojtarët me 6, jemi me 19 dhe jemi ende duke pritur që të vijnë. Janë të mirë por duan kohë të ambientohen, nuk janë ende me skuadrën. Këto nuk janë detaje të vogla, janë të mëdha. Jam shumë i lumtur për Mustën se është lojtar fantastik, por do të isha shumë i lumtur nëse do ta kisha në dispozicion - tha Longo duke shtuar -. Dragoshi ishte me infeksion 10 ditë, ishte shumë keq fizikisht, i kërkova të luante dhe na ndihmoi, por nuk ishte gati dhe e falënderoj që na ndihmoi. Basha ishte jashtë, Milunoviç e humba pas pak minutash. Daci vjen pas dëmtimit, nuk është gati të luajë. Formacionin nuk e vendosa unë, e vendosi periudha që po kalojmë".

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI