Për këtë arsye, klubi i tij ka organizuar mbledhjen e një shume afër 15 milionë jen, ekuivalente me rreth 130 mijë dollarë, për të realizuar një statujë të lojtarit, në J-League që nga viti 2018. Gjithcka online në mënyrë që një nga lojtarët më të mirë të njëzet viteve të fundit, i cili ka zgjedhur tokën e Japonisë për të shijuar vitet e tij të fundit të futbollit, të ketë një nderim në lartësinë e duhur.
Statuja prej bronzi do të vendoset përpara stadiumit Kobe Wing, ku Vissel luan ndeshjet në shtëpi. Iniesta njihet si një nga lojtarët më të mirë në kampionatin japonez, edhe pse nuk e ka fituar kurrë titullin që kur ka mbërritur. Lidhja me klubin lindi sepse pronari i tij, Hiroshi Mikitani, ishte themeluesi i Rakuten, ish-sponsor i Barçës.
View this post on Instagram