Flash

Miliarderët që nuk i do askush: u refuzuan nga të gjithë, Newcastle përfundon te... Balotelli

Lapsi.al 19 January 2022
Miliarderët që nuk i do askush: u refuzuan nga të gjithë,

Ardhja e Sheikëve dhe vlerësimi se tani janë klubi më i pasur në botë nuk po i ndihmon aspak. Pasi u refuzuan rregullisht nga të gjithë emrat e rëndësishëm të kërkuar në merkato, tani Newcastle përfundon të jetë i interesuar për Mario Balotellin. Sipas raportimeve të Daily Star, klubi anglez ka filluar të kontaktojë me turqit e Adanas për një rikthim të mundshëm të ish-sulmuesit të Manchester City dhe Liverpool në Premier League. “SuperMario” është një nga objektivat e shumtë të pronësisë së re saudite, e cila dëshiron ta rikthejë klubin në majat e futbollit britanik.

Paraqitja e fundit e qendërsulmuesit italian në kampionatin elitar anglez daton pothuajse shtatë vjet më parë, kur me fanellën e Reds, italiani luajti kundër Hull City në KC Stadium, më 28 prill 2015.

Rikthimi në një kampionat, siç është Premier League, i konsideruar më i miri në kontinent, do të ishte i rëndësishëm për Balotellin, i cili brenda vetes ende shpreson të arrijë ta bindë Mancinin që ta rikthejë në kombëtare në vitin e Botërorit të Katarit.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI