Flash

Gjykatësi Sportiv vendos për Udinese-Salernitana: 3-0 në tavolinë e një pikë penalizimi për kampanët

Lapsi.al 18 January 2022
Gjykatësi Sportiv vendos për Udinese-Salernitana: 3-0 në

Gjykatësi sportiv ka marrë vendimin për ndeshjen Udinese-Salernitana, ndeshje që nuk u luajt dhjetorin e kaluar për shkak të mosprezantimit të skuadrës granata në Udine. Fitorja 3-0 në tavolinë iu dha Udineses, me një pikë dënimi për klubin kampan bazuar në sanksionet e parashikuara në nenin 53. Sipas Gjykatësit, Salernitana nuk zbatoi menjëherë masat e nevojshme për zhvillimin e ndeshjes.

Ndeshja e Dacia Arena më 21 dhjetor nuk u luajt për shkak të numrit të rasteve me Covid pozitiv brenda Salernitanas, për të cilat ASL kishte urdhëruar detyrimin e karantinës. Sipas arsyeve të përshkruara nga Gjykatësi Sportiv në deklaratën e gjatë për shtyp, ndërhyrja e ASL për të bllokuar udhëtimin, ishte kërkuar nga vetë Salernitana - "ndërhyrja e ASL ishte e dëshiruar nëse jo e kërkuar drejtpërdrejt nga klubi kampan" - siç tregojnë disa email.

E thënë më qartë, sipas Gjykatësit Sportiv, Salernitana nuk ka bërë gjithçka që kishte në mundësi, për t'u shfaqur në fushë, pavarësisht kufizimeve të vendosura nga ASL vendase.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI