Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Ekspertët e UEFA-s në Kryeministri: në lojë siguria e finales së Conference League

Lapsi.al 18 January 2022
Ekspertët e UEFA-s në Kryeministri: në lojë siguria e

Delegacioni i UEFA-s i përbërë nga Rémi Decouacon, Thomas Perrot e Denis Bastari i shoqëruar nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe përfaqësues të tjerë të Federatës së Futbollit janë pritur sot në takimin e zhvilluar në ambientet e Kryeministrisë nga drejtues të lartë të institucioneve qeverisë qendrore dhe vendore, në kuadër të përgatitjeve për organizimin finalen e UEFA Europa Conference League, që do të luhet në stadiumin “Air Albania” më 25 maj 2022.

Në mbledhje u diskutua për disa çështje duke nisur që nga çështjet e mobilitetit që kanë të bëjnë me finalen e UEFA Europa Conference League në Tiranë, çështje të kapaciteteve akomoduese aeroportuale, kapacitetet e parkimit të fluturimeve çarter, transportin publik në tërësi përfshirë dhe atë Rinas-Tiranë e anasjelltas si dhe çështje të sigurisë.

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi garantoi se qeveria do të vijojë të japë të gjithë mbështetjen dhe marrë përgjegjësitë e saja për organizimin e eventit në nivelin që përfaqëson. Gjithashtu, nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shtetit, Gledis Nano u konfirmua se pavarësisht se ky event do të sjellë festim dhe promovimin e të gjitha vlerave të vendit tonë, angazhimi do të jetë maksimal për të garantuar rendin dhe sigurinë e çdo qytetari, tifozi e vizitori.

Ndërsa, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Constantin von Alvensleben gjithashtu shprehu besimin se pavarësisht vështirësive që mund të jenë hasur, do bëhet çdo gjë që nga pikëpamja e mobilitetit ky event të mirëpresë grupet e tifozerive dhe ata që do udhëtojnë drejt Tiranës për të shijuar finalen e parë historike të përmasave të tilla në vendin tonë. Diskutimet do të vijojnë në nivel teknik ku të gjitha institucionet prezente në këtë takim do të kenë përfaqësuesit e tyre për të koordinuar çdo detaj me ekspertët e UEFA-s.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI