Flash

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Përplasja e Shqipërisë me futbollin Tiki Taka ka tani një stadium: kuqezinjtë sfidojnë Spanjën në fushën e Espanyol

Lapsi.al 18 January 2022
Përplasja e Shqipërisë me futbollin Tiki Taka ka tani një

Miqësorja me Spanjën dihej, por tani është përcaktuar edhe stadiumi dhe ora në të cilën do të luhet ndeshja. Kështu, në 26 mars iberikët e Luis Enrique, sipas marrëveshjes mes dy federatave, do të luajnë kundër kombëtares së Shqipërisë në stadiumin “RCDE”, që është shtëpia e skuadrës së Espanjolit në Barcelonë, duke filluar nga ora 19:00.

Siç dihet tashmë, kjo do të jetë ndeshja e parë miqësore mes këtyre dy përfaqësueseve, të cilat deri më tani kanë luajtur ndaj njëra-tjetrës shtatë sfida, të gjitha të vlefshme për kualifikueset e kampionateve europiane dhe botërore. Ndërkaq, më datë 29 mars 2022 Shqipëria do të zhvillojë një tjetër miqësore ndaj Gjeorgjisë. Kjo ndeshje do të zhvillohet në Shqipëri sipas marrëveshjes së arritur mes dy federatave, ndërkohë që mbeten ende për t’u përcaktuar stadiumi që do të presë sfidën dhe orën kur do të luhet.

Këto miqësore zhvillohen në kuadër të përgatitjes së kombëtares shqiptare për ndeshjet e grupit në Ligën e Kombeve, që startojnë në muajin qershor. Trajneri Edoardo Reja do të ketë mundësinë që të testojë lojtarët dhe ekipi kuqezi pas thuajse 4 muajsh nga ndeshja e fundit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI