Flash

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Video/ Specia e Manajt përmbys Milanin: Napoli fiton në transfertë dhe i bën presion kuqezinjve

Lapsi.al 17 January 2022
Video/ Specia e Manajt përmbys Milanin: Napoli fiton në

Shpresonte të kalonte mbi Interin, por Milan ka marrë goditjen nga nuk e priste, duke humbur 1-2 në shtëpi me Spezian. Goli i Leaos përmbyset në minutën e 6 shtesë e, sikur të mos mjaftojë, Napoli bën goditjen në Bolonja duke mbërritur tashmë dy pikë larg kuqezinjve, që mbeten në vendin e dytë.

Në ndeshjen e javës së 22 të Serie A, Milani humbet 2-1 në shtëpi i befasuar nga Spezia, duke dështuar në parakalimin në krye të renditjes ndaj kushërinjve të Interit. Një Leao i jashtëzakonshëm vuri në provë të vështirë ligurët: portugezi fitoi një penallti që Hernandez e goditi jashtë (45') dhe një minutë më vonë zhbllokoi ndeshjen. U duk se tashmë gjithcka ishte e thjeshtë për kuqezinjtë. Por Spezia në pjesën e dytë u kthye në lojë, duke barazuar me Agudelo në minutën e 64. Në minutën e 92′ Messias shënoi golin e 2-1, por arbitri Serra në mënyrë të gabuar e ndërpreu aksionin më parë për një faull ndaj Rebic. E me kuqezinjtë ende nervozë, Gyasi i ndëshkon në minutën e 96'.

Në ndeshjen tjetër, Napoli mposhti Bolonjën 2-0 dhe konsolidoi vendin e tretë në renditje pas milanezeve. Në Dall'Ara, djemtë e Spallettit e nisën me këmbën e duhur dhe e zhbllokuan sfidën pas 20' minutash me devijimin e Lozanos, në një asist të Elmas. Takimin e mbylli në fillim të pjesës së dytë po vetë meksikani, këtë herë i shërbyer nga Fabian Ruiz. Spalletti feston edhe për rikthimin e Osimhen, ndërsa Mihajlovic pëson humbjen e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI