Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Në Angli zbulojnë lajmin: Mourinho ka refuzuar tre herë Evertonin

Lapsi.al 17 January 2022
Në Angli zbulojnë lajmin: Mourinho ka refuzuar tre herë Evertonin

Në Angli, që një muaj më parë, e jepnin José Mourinhon si zgjedhjen e parë të Everton në rast të shkarkimit të Rafael Benitez. Tani që trajneri spanjoll është shkarkuar zyrtarisht nga pankina - humbja e së shtunës nga Norwich ishte fatale - emri i trajnerit portugez është kthyer të jetë në qendër të dëshirave për pankinën e Toffees. Nga ana e tij, trajneri i Romës i ka refuzuar, ndërkohë, tre oferta të anglezëve. Special One ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2024 me Romën.

Sipas asaj që raporton ‘Guardian’, pronari i Everton, biznesmeni anglo-iranian Farhad Moshiri, ka qenë gjithmonë një adhurues i Mourinhos dhe është i gatshëm ta rrëmbejë me çdo kusht nga Roma gjatë sezonit aktual, me gatishmërinë për të paguar edhe një penalitet, me premtimin e blerjeve të shkëlqyera, si portieri i PSG Keylor Navas dhe interisti Ivan Perisic.

Nga Anglia konfirmojnë se në orët e para pas shkarkimit të Benitez u fol për një kandidaturë të Rino Gattusos. Nga ana e tyre, tifozët - shkruan gjithmonë 'Guardian' - do të preferonin të rikthehej në Goodison Park ish-i preferuari i tyre Wayne Rooney, i cili u fut në futbollin profesionist me fanellën e Evertonit në një moshë shumë të re dhe tani është trajner, e po bën mirë me Derbi County.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI