Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

FOTO/ Djokovic kthehet në Serbi, në Beograd e presin si hero: "Je krenaria jonë"

Lapsi.al 17 January 2022
FOTO/ Djokovic kthehet në Serbi, në Beograd e presin si hero: "Je

Pritje nga tifozë të panumërt në Beograd për Novak Djokovic, i cili zbarkoi në kryeqytetin serb pasi iu refuzua viza për të hyrë në Australi dhe për të luajtur në Melburn në Australian Open. Pas një ndalese në Dubai, ku zbriti në agimin e ditës së sotme, tenisti është rinisur për të mbërritur në Terminalin 2 të aeroportit Nikola Tesla rreth orës 12.30. Në pritje të tij kanë qenë gazetarë, forca policore dhe tifozë të shumtë.

Një konsideratë prej heroi për Nole, aq sa bëri të ndërhynte edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, i cili akuzoi Australinë se po kryente një “farsë plot gënjeshtra”. Ditën e djeshme familja e tij ishte shprehur përmes rrjeteve sociale me një deklaratë për shtyp: "Ajo që duhet të bëjmë të gjithë, sidomos ne si familja e tij, është t'i tregojmë mbështetjen më të fortë ndonjëherë. Duhet ta ndihmojmë të rifitojë energjinë, besimin në këtë sport, para së gjithash në lojën e ndershme që në këtë rast ka munguar plotësisht - thanë ata -. Ne jemi krenarë për të dhe për forcën që ka treguar dhe për luftën që ka bërë me dinjitet, besojmë se nga kjo situatë do të dalë më i fortë dhe se koha do të tregojë atë që padiskutim ai e ka konfirmuar gjithmonë deri më tani, e kjo është se ai është një kampion i madh dhe një njeri i madh”.

Ndërkohë, e shkruara "Nole, ti je krenaria e Serbisë" u shfaq së bashku me ngjyrat e flamurit kombëtar në Kula Beograd, kulla 168 metra e lartë e ndërtuar në lagjen e re dhe moderne rezidenciale "Beogradi mbi ujë", përgjatë lumit Sava.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI