Pavarësisht se luajti me LDU Quito, Cobreloa, Deportivo Cuenca, Guayaquil City, ndër të tjera, Koob e ndjeu se ishte koha për të lënë mënjanë këpucët e sportit deri në një njoftim të dytë. Kështu ai filloi t'i përkushtohej ndërtimit dhe të punonte si murator, duke arritur të konsolidonte një stabilitet ekonomik që nuk mund ta kishte në Ekuador. Në kulmin e tij, ai bëri bujë për ngjashmërinë e tij me Mario Balotellin dhe madje festonte edhe kur shënonte gola njësoj me italianin. Por të gjitha këto ai nuk ngurroi t’i linte pas. “Në kantier fitoj më shumë se sa më kanë ofruar disa skuadra”, ka sqaruar ai. Çdo mëngjes ai zgjohet disa minuta pas orës 5 për të marrë trenin që e çon nga Brooklyn në Manhattan dhe kështu fillon ditën e tij të punës: “Më 18 të këtij muaji bëj pesë muaj që jam këtu. Nuk është e lehtë, por falë Zotit po ia kaloj mirë. Kam njerëz që më kanë bërë një mikpritje të rëndësishme për të qenë në gjendje të qëndroj. Këtu jeton vërtet ëndrrën amerikane sepse nuk ke kohë as për të fjetur. Këtu jeta është shumë e shpejtë. Rutina ime është të zgjohem në 5.30, të laj dhëmbët, të ndërrohem dhe të marr trenin për në Manhatan, ku punoj. Kështu bëj çdo ditë, faleminderit Zotit”. Përveç punës në ndërtim, ai i është përkushtuar edhe dërgimit të dyshekëve, orendive dhe karrigeve në shtëpi.
Kur erdhi puna për të analizuar arsyet pse ai vendosi të largohej nga Ekuadori, Hurtado shpjegoi: “Nuk mund t'ju them se çfarë po ndodh sepse së fundmi të gjithë e kanë kapur me pandeminë, por vendimi ka ardhur shumë kohë më parë. Kjo është arsyeja pse shumë lojtarë me një histori të gjatë janë larguar nga futbolli. Një lojtar që po bëhet gati të largohet nga futbolli nuk mund të fitojë të njëjtën pagë me atë që sapo ka filluar. Nuk mund t'ju them cfarë ndodhi me ekonominë, pse ra kaq shumë. Në rastin tim, ata më ofruan gjëra të tilla ".Koob Hurtado saliendo de su lugar de trabajo en la quinta avenida de Nueva York. Se viene ya mismo la entrevista con el jugador que solo hizo una pausa para ganar más plata en la 'Gran Manzana' pic.twitter.com/lmxjrgTTmK
— Joaquín Saavedra (@joacosaavedraq) January 11, 2022
Gjithsesi, ai shpreson t'i rikthehet konkurrencës në botën e futbollit dhe përfundon: “Nuk mund t'ju them emrat e klubeve, por do të rikthehem të luaj. Unë kam biseduar tashmë me një klub me të cilin kam konkluduar. E është më e rëndësishme që të të japin mundësinë dhe ta fitosh rrogën duke luajtur. Jam stërvitur, kam luajtur, ditë pas dite dhe bëj edhe palestër”.Koob Hurtado no regresará al fútbol ecuatoriano ???
— JosuE NarváeZ (@JosueNarvaez) January 12, 2022
?"Estoy feliz en EEUU trabajando día a día, para el sustento de mi hogar. Las únicas propuestas formales son de equipos de la 3era división de ?? vamos analizar con la bendición de Dios, para saber el destino del chamaquito" pic.twitter.com/CuXyGrYOa7
Luego de la noticia 3 clubes ecuatorianos lo contactaron.
— Joaquín Saavedra (@joacosaavedraq) January 11, 2022
Koob Hurtado “Últimamente todos se agarraron de la pandemia. Hay varios que no consiguen (equipos) jugadores jóvenes que quisieran estar por acá. Voy a jugar, ya concreté con un equipo (Ecuador)” @telepremier pic.twitter.com/TqbhAtjDnE