Flash

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Marotta, sarkazëm me Juventus: "Dybala? Nuk isha unë miku që Paulo kërkonte në tribunë"

Lapsi.al 17 January 2022
Marotta, sarkazëm me Juventus: "Dybala? Nuk isha unë miku që

Giuseppe Marotta është padyshim i lumtur për fitoren e Superkupës së Italisë, por, nuk ngurron të thumbojë Juventus edhe në lidhje me Dybalan, me argjentinasin që nuk duket se ka ndërmend të rinovojë me bardhezinjtë, për shkak të ndërhyrjes pikërisht të Inter: “Nuk isha unë miku që ai kërkonte në tribunë, edhe sepse isha në shtëpi... Normale që kur një lojtar i fortë shkon në skadencë kontrate e afrojnë me klube të mëdha, pra edhe me Interin. Ne e kemi për detyrë të monitorojmë çdo mundësi duke mbajtur stekën lart, duhen bërë përpjekje me të gjithë".

Duke thënë këtë, Administratori i deleguar i Interit i mbulon edhe më shumë letrat: “Në sulm jemi mirë, kemi katër lojtarë të fortë dhe vetë Inzaghi është i kënaqur me skuadrën”. Pastaj, gjithnjë për Dazn, drejtuesi zikaltër ka bërë konfirmimin për rinovimin e kontratave menaxheriale: “Duhet të presim statusin zyrtar por mund të them se marrëveshja është arritur praktikisht. Nuk kemi menaxherë ndaj mjafton një mirëkuptim dhe një shikim. Jam i lumtur që jam në një nga klubet më të mira në botë”, përfundoi ish-drejtori i Juventus.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI