Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Pas infarktit, në futbollin më të lodhshëm: Eriksen, gati firma me Brentford

Lapsi.al 17 January 2022
Pas infarktit, në futbollin më të lodhshëm: Eriksen, gati

Christian Eriksen mezi pret për t'u rikthyer në futboll, me ëndrrën për t'u thirrur nga Danimarka për Kupën e Botës në Katar në dhjetor. Mundësia i jepete nga Brentford, që i ofron atij mundësinë për t'u rikthyer menjëherë në Premier League. Sipas The Athletic është, në fakt, klubi londinez ai që ka propozuar një marrëveshje deri në fund të sezonit plus një opsion për atë të ardhshëm: negociatat janë në një fazë të avancuar.

Brentford, pavarësisht vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit, ka një diferencë prej dhjetë pikësh nga zona e rënies dhe për këtë arsye do të ishte një shans i mirë për mesfushorin danez të rikthehet në një mënyrë "të qetë": një situatë pa stres në renditje dhe një klub jo në nivelin më të lartë, për të gjetur dalëngadalë formën konkurruese të humbur në këto muaj pa ndeshje.

Pas ifarktit në Euro 2020, Eriksen ndërpreu kontratën me klubin zikaltër pasi rregullat e Serie A nuk lejojnë të luhet me një defibrilator të brendshëm, ndryshe nga - për shembull - Anglia. Gjatë javëve të fundit ai ishte stërvitur me Odensen dhe tani është në pritje të shansit të madh për t'u rikthyer në futbollin që ka rëndësi.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI