Flash

FIFA The Best/ Lewandowski lojtari më i mirë i vitit 2021: ja kush i fitoi çmimet e tjerë

Lapsi.al 17 January 2022
FIFA The Best/ Lewandowski lojtari më i mirë i vitit 2021: ja kush i

Lojtari më i mirë i Vitit është sigurisht ai që pritej, Robert Lewandowski, por asnjë italian (kampion Europe) nuk ka marrë cmim në Fifa The Best. Tekniku Roberto Mancini, në garë për trajnerin më të mirë, është kaluar nga Thomas Tuchel fitues i Champions League me Chelsean, ndërsa edhe Gianluigi Donnarumma (kandidat për portierin më të mirë) përfundon pas Edouard Mendy, po ashtu i Chelsea.

LOJTARI MË I MIRË: ROBERT LEWANDOWSKI

Një revansh i vogël për Robert Lewandowski, i cili pasi pa Topin e Artë t'i ikte nga duart, këtë herë la pas Messin dhe Salah si lojtari më i mirë i vitit 2021. Sulmuesi polak ka thyer rekordin e Gerd Muller me 43 gola në 34 ndeshje të Bundesligës në një vit kalendarik.

LOJTARJA MË E MIRË: ALEXIA PUTELLAS

Alexia Putellas, ylli i Barcelonës dhe Spanjës, është lojtarja më e mirë e vitit 2021. Pas saj është renditur shoqja e skuadrës Jennifer Hermoso, me të cilën fitoi Champions League dhe kampionatin spanjoll në vitin 2021, dhe Samantha Kerr (sulmuese e Chelsea dhe Australisë).

FORMACIONI MË I MIRË 2021 (TOP 11 FIFA)

Donnarumma; Alaba, Ruben Dias, Bonucci; Jorginho, Kantè, De Bruyne; Cristiano Ronaldo, Haaland, Lewandowski, Messi.

TRAJNERI MË I MIRË PËR MESHKUJ: THOMAS TUCHEL

Asgjë për të bërë për Roberto Mancinin, i cili për vitin 2021 duhet të “kënaqet” me fitoren në Europian, por që nuk mjafton për të marrë çmimin si trajneri më i mirë i sezonit të kaluar. FIFA, përmes Arsene Wengerit, i ka dorëzuar çmimin Thomas Tuchel, fituesit të Champions League me Chelsea. Zhgënjim edhe për Pep Guardiolën, teknikun e tretë në garë.

TRAJNERI MË I MIRË PËR FEMRA: EMMA HAYES

Trajnerja e femrave e Chelsea, Emma Hayes, i paraprin Lluis Cortes (trajneri i Ukrainës) dhe Sabrina Wiegman (trajnere e Anglisë). Hayes, në krye të Blues që nga viti 2012, fitoi Premier League vitin e kaluar.

PORTIERI MË I MIRË: EDOUARD MENDY

Edouard Mendy, mbrojtësi ekstrem i Chelsea, fitues i Ligës së Kampionëve, ka rrëmbyer çmimin si portieri më i mirë i vitit 2021. Një befasi e vogël për Gianluigi Donnarumman, i përfshirë në mesin e tre kandidatëve së bashku me Manuel Neuer, por që nuk u shpërblye pavarësisht fitores në Europian me paraqitje të shkëlqyera sidomos në penalltitë e gjysmëfinales dhe në finale.

PORTIERJA MË MIRË: CHRISTIANE ENDLER

Për femra, Christiane Endler e Lionit dhe Kilit është portierja më e mirë e sezonit 2021. Numri 1 i Kilit, që fitoi titullin kampion me PSG-në para se të kalonte te Lyon në verë, i parapriu kundërshtareve Ann-Patrick Berger (Chelsea dhe Gjermani) dhe Stephanie Labbè (Psg dhe Kanada).

GOLI MË I BUKUR (ÇMIMI PUSKAS): ERIK LAMELA

Argjentinasi Erik Lamela fiton çmimin si autori i golit më të bukur të vitit 2021. Çmimi, që mban emrin e një legjende të futbollit si Puskas, i vjen mesfushorit sulmues të Tottenhamit pas golit të mrekullueshëm më 14 mars 2021 kundër Arsenal: një goditje precize me finte. Kryevepra e argjentinasit u preferua para golave të Schick dhe Taremit.

ÇMIMI FAIR PLAY: KOMBËTARJA DANEZE

Njohja si gjesti më i bukur i vitit 2021 nuk mund të mos shkonte për kombëtaren e Danimarkës dhe stafin mjekësor danez, në gjendje t'i shpëtonin jetën Christian Eriksen më 12 qershor 2021, kur futbollisti mbeti viktimë e një infarkti në fushë gjatë ndeshjes së Europianit kundër Finlandës.

ÇMIMI SPECIAL I FIFA-s: CRISTIANO RONALDO

Së fundi, një mirënjohje speciale nga FIFA për Cristiano Ronaldon, për karrierën e tij të paimitueshme dhe për rekordet e tij të shumta.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI