"Paco Gento është i vetmi lojtar në historinë e futbollit që ka fituar 6 Kupa Kampionesh - shpjegon shënimi i Real Madrid duke ripërshkruar karrierën e jashtëzakonshme të legjendës së merenges - Ai mbrojti fanellën e klubit tonë mes viteve 1953 dhe 1971, dhe gjatë 18 sezone në Real Madrid ai fitoi, përveç 6 Kupave, 12 Liga, 2 Kupa Spanjolle, 1 Kupë Interkontinentale, 1 Botëror të Vogël dhe 2 Kupa Latine. Me Real Madrid ai luajti 600 ndeshje dhe shënoi 182 gola, ndërsa me kombëtaren koleksionoi 43 ndeshje. “Figura e Paco Gentos përfaqëson me besnikëri të gjitha vlerat e Real Madrid, dhe ka qenë e do të vazhdojë të jetë një pikë referimi për Real Madrid dhe botën e sportit – thuhet në njoftimin për shtyp të merengues – Tifozët e Real Madrid dhe të gjithë të apasionuarit e futbollit do ta kujtojnë gjithmonë si një nga legjendat e tyre të mëdha”. Në dhjetor 2015 ai u bë President Nderi i Real Madridit, një post që e mbajti deri në vdekjen e tij.Comunicado Oficial: fallecimiento de Francisco Gento.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) January 18, 2022
Gento, el único jugador de la historia con seis Copas de Europa.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) January 18, 2022