Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Arbitri pranoi gabimin, Milan-Spezia do të përsëritet? Rregullorja flet qartë

Lapsi.al 18 January 2022
Arbitri pranoi gabimin, Milan-Spezia do të përsëritet?

A është e mundur të përsëritet Milan-Spezia? Është e kotë të merresh me këtë cështje. Nuk mund të bëhet. E kjo pavarësisht se arbitri e pranoi gabimin: duart e ngritura në shenjë ndjese pas fishkëllimës së nxituar për një faull ndaj Rebic në hyrje të zonës, që si pasojë solli anullimin e golit për kuqezinjtë, që arbitri duhet t'i kishte lejuar avantazhin. Në fund pastaj erdhi edhe kaosi: ose më saktë goli i Spezias e protestat e San Siros dhe gjithë botës së Milanit, deri në ndjesën e kërkuar nga Shoqata e Arbitrave.

RREGULLORJA — Tani, në realitet, sipas rregullores, nuk mund të flasim as për një gol të anuluar, sepse ai erdhi pas bilbilit të arbitrit. Pra, loja ishte e ndalur. E gjithçka që ndodh "pas" fshihet. Është sikur të mos ketë ndodhur kurrë. Gabimi ishte në mosdhënien e avantazhit, por kjo është një situatë që futet në fuqitë vendimmarrëse të arbitrit. Me pak fjalë, Serra mund dhe duhej ta linte të vazhdonte aksionin, por vendosi gjithashtu të bllokonte gjithcka, siç edhe bëri. E pastaj, pyetja e fundit: a mund të ndërhynte Var? Jo, sepse nuk hyn në fushën e tij të veprimit, në rastet e përcaktuara me protokoll.

ASNJË GABIM TEKNIK — Serra në dhomat e zhveshjes shfaqi dëshpërimin dhe përsëri u kërkoi falje kuqezinjve për gabimin. Por edhe pse rregullorja parashikon mundësinë e riluajtjes së ndeshjes për shkak të një gabimi teknik të arbitrit, pas pranimit të tij në raportin e ndeshjes, Milan-Spezia nuk mund të luhet për herë të dytë. Sepse Serra bëri një gabim në interpretimin e lojës, por jo një gabim teknik: edhe faulli ndaj Rebiç mund të ishte fishkëllyer. Prandaj nuk ka shkelje të rregullores.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI