Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Shoqata e Arbitrave i kërkon falje Milanit për gabimin me Spezian: Serra drejt një pezullimi të gjatë

Lapsi.al 18 January 2022
Shoqata e Arbitrave i kërkon falje Milanit për gabimin me Spezian:

Shfajësime të menjëhershme mund të quhen ato që erdhën nga krerët e Shoqatës së Arbitrave Italianë (AIA) në Milano, pas gabimeve të arbitrit Marco Serra, 39-vjeçari nga Torino. Gabime të bëra, ndër të tjera, në sytë e Andrea Gervasonit, zëvendësdizenjatorit fiorentin Gianluca Rocchi, i pranishëm në tribuna në San Siro për Milan-Spezia. Milan e pranoi se arbitri pati një ditë padyshim të keqe, siç kishin dëshmuar edhe imazhet e fundit, me disa lojtarë kuqezinj që thuajse i jepnin 'zemër' arbitrit, i vetëdijshëm për gabimet e tij.

PEZULLIMI — Përtej ndjesës, që kishte ardhur pas ndeshjes edhe nga vetë arbitri, është e qartë, megjithatë, se do të ketë pasoja. Për golin e ‘hequr’ Messias që shpërtheu zemërimin e kuqezinjve, por jo vetëm për atë: një paraqitje, ajo e arbitrit me shumë gabime, përfshirë edhe penalltinë që nuk e pa nga fusha. Pra, Serra do të pezullohet, një ndalesë që mund të zgjasë edhe më shumë se dy javë. Arbitri është një nga 'të rinjtë' që janë caktuar nga "trajneri" i arbitrave Rocchi si premtues. Në këtë rast atij i ishte caktuar një ndeshje që, në letër, nuk dukej nga më të komplikuarat e javës.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI