Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Video/ Immobile në shtesë 'vret' Udinesen: në çerekfinale të Kupës tani është Milani

Lapsi.al 18 January 2022
Video/ Immobile në shtesë 'vret' Udinesen: në

Lazio mposht 1-0 Udinesen pas kohës shtesë dhe u kualifikua në çerekfinale të Kupës së Italisë, ku përballë do të ketë Milan. Ndeshje jospektakolare ajo e Olimpicos, e vendosur nga goli i Ciro Immobiles në minutën e parë të kohës së dytë shtesë. Për friulanët traversa e Arslan nuk i ndryshoi dot gjërat.

Vetëm pak javë më parë Lazio dhe Udinese dhuruan një 4-4 në kampionat, me një varg emocionesh që nuk u panë sonte në Olimpico. Rasti i parë ishte i Udineses, me goditjen e dënimit të Samardzic që frikësoi Reinan (7'), i kthyer titullar në Kupë në vend të Strakoshës. Reagimi i vendasve erdhi në minutën e 12 me Muriqin, por Silvestri reagoi ndaj goditjes së bukur me kokë të sulmuesit kosovar. Ritmet janë mjaft të larta, por jo saktësia para portës. Në fund të pjesës së parë Zaccagni u dëmtua dhe nuk u rikthye në pjesën e dytë për shkak të një problemi në gju. Një goditje e rëndë për Sarrin, i cili tashmë duhet të bëjë edhe pa Pedron për shkak të një lodhje muskulare. Në pjesën e dytë, Udinese u rrit në lojë dhe raste, por Sarri luajti kartën Immobile dhe bardhekaltrit u rikthyen të rrezikshëm në fund, por pa mundur të evitojnë kohën shtesë.

Skuadrat janë të lodhura në mënyrë të pashmangshme dhe shumë pak gjëra ndodhën në kohën e parë shtesë. Arslan, heroi i 4-4 në kampionat, për pak nuk i bëri akoma keq lacialëve, por goditja e dënimit e devijuar nga Felipe Anderson u përplas në traversë. Është ndeshja klasike që mund të vendoset nga veprimi i një kampioni dhe në fund kështu ndodhi: asisti i Cataldit është i përsosur për Immobilen, që i shpëtoi pozicionit jashtë loje dhe mposhti Silvestrin me një parabël delikate. Udinese dorëzohet dhe rezultati nuk ndryshoi më.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI