Flash

Conte kritikon Premier League: "E çuditshme të shtyhen ndeshje për shkak dëmtimesh"

Lapsi.al 18 January 2022
Conte kritikon Premier League: "E çuditshme të shtyhen ndeshje

“Nëse Premier League vendos të shtyjë ndeshjet për shkak dëmtimesh, kjo do të thotë se ndoshta do të duhet të përpiqen të bëjnë një program më të mirë dhe të zvogëlojnë numrin e ndeshjeve”. Në prag të rikuperimit të ndeshjes së kampionatit me Leicesterin, Antonio Conte është rikthyer me fjalë të qarta për zgjedhjen e diskutueshme të Ligës Angleze për të pranuar kërkesën e Arsenalit për të shtyrë, për shkak të shumë mungesave në skuadër, ndeshjen e së dielës së kaluar me Tottenhamin e trajnerit italian.

"Kjo ishte hera e parë në përvojën time jo të shkurtër në futboll që pashë një ndeshje të shtyhet për shkak të dëmtimeve. Është shumë e çuditshme dhe befasuese - vazhdoi ai -. Ideja ime është që kur është e mundur të luhet, duhet të luhet. Nuk mund të shtysh ndeshjet për dëmtime, apo për impenjimet në kombëtare”.

Referenca ka të bëjë me arsyet e përdorura nga Arsenal për të siguruar shtyrjen, që kanë të bëjnë si me mungesat për Covid, por edhe me dëmtimet dhe angazhimet e lojtarëve në Kupën e Afrikës. “Mendoj se kemi një problem të madh për të zgjidhur dhe është Covid, por nëse në këtë rast mund të vendosim ta shtyjmë, nuk duhet bërë për situata të tjera”, përfundoi Conte. Klubi londinez kishte kritikuar edhe zgjedhjen e Ligës, që gjithashtu kishte njoftuar për shtyrjen vetëm 24 orë para derbit.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI