Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Video/ Dybala, i pakënaquri që shënon: Juventus poker golash ndaj Samp për çerekfinalen e Kupës

Lapsi.al 18 January 2022
Video/ Dybala, i pakënaquri që shënon: Juventus poker golash ndaj

Juventusi likuidon 4-1 Sampdorian për t'u kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë. Një ndeshje pa histori në Stadium, me bardhezinjtë në avantazh në minutën e 25 me një goditje dënimi të Cuadrados, të devijuar nga Bereszynski. Pas disa ndërhyrjeve vendimtare të Falcones, Juventusi bëri diferencën në pjesën e dytë: Rugani dyfishoi me goditjen me kokë në minutën e 52, para golit të Dybalas në minutën e 67 dhe Moratas me penallti në minutën e 77. E kotë diagonalja me të cilin Conti ngushtoi provizorisht difernecën për Sampdorian.

Juventus respekton kështu parashikimet dhe kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë, duke mposhtur një Sampdoria padyshim modeste dhe jo shumë reaktive me rezultatin 4-1, në humbjen e gjashtë në Allianz, në gjashtë ndeshje të luajtura të Kupës së Italisë. Madje shënohet edhe një gol me goditje dënimi: Cuadrado e realizoi në minutën e 25 të pjesës së parë, gjë që nuk ndodhte nga korriku 2020, kur shënonte Ronaldo. Dyfishimi erdhi shtatë minuta pas rifillimit, me Ruganin.

Sampdoria tentoi të reagonte dhe e bëri në ato pak minuta që Juve mungoi: Conti përgjysmoi disavantazhin në minutën e 63 dhe Askildsen për pak barazoi. Allegri e ndjeu rrezikun dhe hodhi në fushë Dybalan. Pikërisht argjentinasi kujdeset që në minutën e 67 të nënshkruajë golin e 3-1, ndërsa me penallti Morata fiksoi pokerin përfundimtar. Juventusi kalon kështu në çerekfinale të kompeticionit dhe nesër do ta mësojë nëse kundërshtari i radhës do të jetë Sassuolo apo Cagliari.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI