Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Dybala kthehet me 'maskë': argjentinasi, pas pakënaqësisë së shfaqur, e tregon në fushë vendimin e tij

Lapsi.al 19 January 2022
Dybala kthehet me 'maskë': argjentinasi, pas

Të shtunën ndaj Udineses goli pa festë dhe vështrimi i zymtë i hedhur nga tribuna, mbrëmë buzëqeshje dhe duartrokitje pas golit ndaj Sampdorias. Kanë kaluar vetëm pak ditë që kur Paulo Dybala doli hapur, duke iu përgjigjur me fjalë, plot sarkazëm dhe inat, pickimeve të Arrivabenes, megjithatë diçka tashmë duket se ka ndryshuar. E jo vetëm sepse këtë herë në tribunë ishte edhe presidenti Andrea Agnelli...

Sulmuesi argjentinas ka treguar në fushë se cilat janë mendimet e tij për të ardhmen: ai dëshiron të qëndrojë te Juventus dhe shpreson që cështja e rinovimit të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. “Kurrë te Interi”, u ka besuar mendimin e tij disa miqve, duke iu përgjigjur atyre që e pyesnin për interesimin e zikaltërve. Ndoshta, edhe për këtë arsye, publiku bardhezi ishte plotësisht në anën e tij, pavarësisht se disa menduan se krahun e hekurt të kontratës, tifozët e kishin braktisur Joya-n, pas vitesh veprimesh gjeniale dhe golash autori.

Përkundrazi, mjaftuan dy gola radhazi për të fshirë dyshimet. Meqë ra fjala, Dybala është në kuotën 11 këtë sezon dhe 111 që kur argjentinasi u transferua nga Palermo në Torino. Jo keq për dikë që ka lundruar gjithmonë mes uljeve dhe ngritjeve, pak për fajin e tij e pak për shkak të dëmtimeve. Pavarësisht zhgënjimit të vërtetuar, “Paolino” theksoi mendimet e tij: ndihet një lojtar i Juventusit dhe do të donte të vazhdonte të ishte, ndoshta deri në fund të karrierës së tij. Këtë e konfirmoi edhe me gjestin e bukur të dhënies së penalltisë për ta goditur Morata, i cili kishte nevojë të festonte e të brohoritej për një gol të shënuar.

Tani topi ka kaluar te klubi. Shkurti do të jetë muaji vendimtar për t'i dhënë fund kësaj cështje. Sigurisht, rinovimi më problmatik i kontratës me të cilin Juventusi duhet të përballet. Pika e përbashkët është se të dyja palët duan të ecin përpara së bashku dhe kjo është që tani një pikënisje e mirë.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI