Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Klasifikimi i stadiumeve në Europë: njihuni me më të mirin dhe atë me recensionin më të keq

Lapsi.al 19 January 2022
Klasifikimi i stadiumeve në Europë: njihuni me më të mirin

Stadiumi më i mirë në Evropë? Westfalenstadion i Dortmundit, shtëpia e Borussias. Dhe më i keqi? “Castellani” i Empolit. Këto të dhëna u zbuluan nga një renditje e përpiluar nga faqja britanike Money, që është e bazuar në recensionet e postuara nga tifozët dhe vizitorët në tre platforma të ndryshme: Tripavdisor, Google dhe Football Ground Map. Ndër 15 impiantet më të këqija në kontinent, janë 5 që presin skuadra të Serie A në Itali: përveç atij të të besuarve të Andreazzolit janë edhe "Penzo" i Venecias, "Bentegodi" i Veronës, "Franchi" i Firences dhe “Maradona” i Napolit.

Spanja ka tre stadiume në dhjetë më të mirët (Santiago Bernabeu, Camp Nou dhe Wanda Metropolitano), ndërsa stadiumi më i mirë italian është San Siro, i cili është në vendin e 11, në të njëjtin nivel me Allianz Arena në Mynih. E habitshme po ta mendosh, që Allianz Stadium i Torinos, shtëpia e Juventus është vetëm në vendin e 22-të.

Renditja nuk shoqërohet me arsye, por bëhet fjalë thjesht për një llogaritje të mesatares së votave të mbledhura online: maksimumi teorik është 5, stadiumi Empoli ndalon në 2.90. Tre impiante të tjera bëjnë fare pak më mirë: Stadiumi Balaidos i Celta Vigos, Maksimir i Dinamo Zagrebit dhe stadiumi "King Baudouin" që pret kombëtaren belge (të gjitha në 3.37). "Penzo" arrin deri në 3.43, ashtu si Coliseum "Alfonso Perez" i Getafes, ndërsa stadiumi i Hellas (3.47) qendron prapa Franchi (3.57) dhe ish-San Paolos (3, 67).

Në krye të renditjes së më të mirëve, pas Signal Iduna Park (pikavarazhi 4.57), pozicionohen gjashtë impiante të tjera në nivel të barabartë, në kuotën 4.53: Arena Nationala në Bukuresht, Camp Nou, Bernabeu, Stadiumi Millennium në Cardiff, Stadion Narodowy në Varshavë dhe Stadiumi Tottenham Hotspur në Londër. Pikavarazh i lartë (4.50) edhe për gjysëm të panjohurin "Stadion An der alten foersterei" në Berlin, shtëpia e klubit të Unionit, që i paraprin Wandës dhe Wembley-t legjendar në Londër (4.47).

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI