Flash

Bayern Mynih, presion ndaj Lewandowskit: rinovim me ulje page ose shitje

Lapsi.al 19 January 2022
Bayern Mynih, presion ndaj Lewandowskit: rinovim me ulje page ose shitje

Edhe për Robert Lewandowskin, një nga ata që kanë shënuar 34 gola në 27 ndeshje sezonale dhe në total 328 gola në 356 ndeshje për Bayern Munich, është vënë në veprim ligji i ashpër i "rinovimit të kontratës". Polaku do të shkojë në skadencë në 2023 dhe klubi bavarez ka filluar të bëjë llogari: për shkak të politikave të brendshme të klubit, rinovimet për mbi të 30-at janë vetëm për një vit e për sulmuesin 33-vjeçar mund të bëhet një përjashtim dhe kontrata të zgjatet deri në vitin 2025, por në çdo rast duke rishikuar gjithmonë pagën me ulje.

Prandaj, shkruan Bild, situata është në një udhëkryq për bavarezët dhe vetë lojtarin: rinovim apo shitje? Pikërisht kështu, sepse nëse negociatat nuk janë të suksesshme, Bayern do ta nxirrte lojtarin në merkato në verë për të marrë diçka prej tij përpara se të largohej në një transferim të lirë.

Pavarësisht moshës dhe kontratës në skadencë, kampionët e Gjermanisë nuk do të kërkonin më pak se 50 milionë euro dhe, më pas, do të nxitonin të bënin lëvizjen e tyre drejt Haaland, i cili mund të përdorë në favor të tij një klauzolë në kontratën me Borussia Dortmundin për t'u larguar në verë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI