Flash

Abuzuan me shqiptaren në garderobën e lokalit: Gjykata vendos përfundimisht, 9 vjet burg për Robinhon e mikun e tij

Lapsi.al 19 January 2022
Abuzuan me shqiptaren në garderobën e lokalit: Gjykata vendos

Gjykata e Kasacionit të Romës ka konfirmuar dënimin me 9 vite burg për ish-sulmuesin e Real Madrid dhe Milanit, Robinho dhe mikun e tij Ricardo Falco, për dhunë në grup ndaj një 23-vjeçareje shqiptare. Prandaj ankesa e paraqitur nga avokatët e ish-lojtarit të Milanit, të cilët e kishin cilësuar marrëdhënien si “konsensuale”, u refuzua. Faktet datojnë që nga viti 2013, kur braziliani luante me kuqezinjtë. Dënimi i parë ishte në vitin 2017, i konfirmuar më pas në shkallë të dytë nga Gjykata e Apelit të Milanos.

Sipas rikonstruksioneve të ndryshme të ngjarjes gjatë këtyre viteve, Robinho me një grup shokësh shkuan në një lokal milanez, ku vajza festonte ditëlindjen. Pasi i dhanë pije derisa e bënë të humbte ndjenjat, Robinho dhe Falco përdhunuan shqiptaren në garderobën e lokalit.

Ashtu si thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit të Milanos, ish-sulmuesi kuqezi dhe shoku i tij kanë treguar "përbuzje të veçantë" ndaj viktimës "e cila u poshtërua brutalisht". Dënimi është përfundimtar, me ekzekutim të menjëhershëm. Tani, thekson Corriere della Sera, drejtësia italiane duhet të paraqesë një kërkesë formale për ekstradimin e Robinhos dhe mikut të tij në Brazil, e cila më pas duhet të nisë një vlerësim të brendshëm.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI