Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

"Nuk e kemi mësuar VAR-in perfekt": arbitrat dhe asistentët pranojnë edhe gabimet e bëra në kampionat

Lapsi.al 19 January 2022
"Nuk e kemi mësuar VAR-in perfekt": arbitrat dhe asistentët

Arbitrat dhe asistentët e Abissnet Superiore po zhvillojnë disa trajnime për të marrë çertifikimin si VAR dhe AVAR. 11 arbitra dhe 25 asistentë janë përfshirë tashmë në këtë proces në mënyrë që të jenë të gatshëm të japin kontributin e tyre në pjesën e dytë të sezonit. Sistemi teknologjik i ka ndihmuar arbitrat të minimizojnë gabimet, por impakti më të nuk ka qenë i thjeshtë dhe në këndvështrimin e arbitrave gabimet me të nuk mund të shmangeshin të gjitha. “Duke parë që në këto 16 javët e para të kampionatit, sistemi VAR na ka ndihmuar shumë ne si arbitra, na ka ndihmuar për të minimizuar gabimet, është tepër i rëndësishëm dhe për këtë arsye edhe pjesa tjetër e arbitrave të Superiores po trajnohen. Mendoj që është një trajnim shumë i rëndësishëm” – ka thënë Indrit Myrtja, një nga arbitrat e Superiores.

Gabime do të ketë, sepse ashtu si pranon Emanuela Rusta, arbitrja që prej vitesh është e pajisur me stemën e FIFA-s, askush nuk mund të thotë se e implementon sistemin në mënyrë perfekte: “Është pak e vështirë, duke qenë se më parë jemi mësuar me futbollin klishe, pa VAR. Ka pak vështirësi, nuk mund të themi që e kemi mësuar VAR-in perfekt, sepse ne nuk mund të ndërhyjmë në gjërat që nuk janë faktike, që do të thotë, nëse ne kemi VAR, çdo njeri pret që çdo gabim i arbitrit të korrigjohet, por VAR-i nuk mund të ndërhyjë në gjërat që janë të diskutueshme, që kanë interpretim, por ndërhyn në gjërat që janë bardhezi, dhe është një gabim i dukshëm, për të mbrojtur arbitrin nga gabimet që mund të bëhen padashje".

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI