Flash

Rrëfimi prekës i Mihajlovic: "Atë ditë në Bentegodi nuk isha i gjallë"

Lapsi.al 20 January 2022
Rrëfimi prekës i Mihajlovic: "Atë ditë në

Mbrëmjen e së premtes Sinisha Mihajlovic kthehet për herë të dytë në Bentegodi që nga ai gusht 2019, kur u kthye në pankinë pas trajtimit për leuçeminë: "Atë ditë isha më shumë i vdekur se sa i gjallë. Herën e fundit i rijetova ato momente, por tani ka kaluar kohë dhe shumë gjëra i kam lënë pas. Nuk e di se çfarë do të ndjej nesër, shpresoj të mos harroj të gjitha gjërat pozitive që më ka mësuar sëmundja”, tha ai në prag të sfidës me Veronën.

Të gjitha ata që kanë dalë pozitiv me Covid janë shëruar por situata mbetet e vështirë. “Në krahasim me ndeshjen e mëparshme, fatkeqësisht skenari nuk ka ndryshuar shumë, nuk kemi më pozitivë, por Covid lë gjurmë edhe në nivel fizik – vazhdoi Mihajlovic – Fatkeqësisht ky virus është edhe më i keq se dëmtimet. E dimë kur dikush bëhet pozitiv, por jo kur shërohet vërtet... Është një situatë shumë e vështirë për të gjithë. Në një skuadër si e jona është e ndërlikuar kur të mungojnë lojtarët më me përvojë, kështu që kjo pauzë vjen në momentin e duhur. Ndeshja për të luajtur është e rëndësishme, ne duhet të përpiqemi të fitojmë pikë pavarësisht asaj që na pret, sigurisht që është një sfidë e vështirë. Secili prej nesh duhet të japë nga vetja diçka më shumë”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI