Flash

Nuk ka më grumbullim talentesh: Fifa ndryshon rregulloren e huazimeve, në fuqi nga sezoni 2022/23

Lapsi.al 20 January 2022
Nuk ka më grumbullim talentesh: Fifa ndryshon rregulloren e huazimeve,

FIFA ka vendosur të ndërhyjë me vendosmëri në rregulloren e huazimeve në merkaton e transferimeve, duke vendosur rregulla të reja duke filluar nga korriku 2022, që të gjitha klubet duhet t’i ndjekin për të teseruarit e tyre. Qëllimi është të nxisë zhvillimin e lojtarëve të rinj, duke promovuar ekuilibrin konkurrues dhe duke parandaluar garën për grumbullimin e talenteve. Pas miratimit në Këshillin e FIFA-s, rregullorja e re do të hyjë në fuqi sezonin e ardhshëm.

Objektivat e deklaruara të FIFA-s janë tre: zhvillimi i talenteve, ekuilibri i ardhshëm konkurrues dhe shmangia e grumbullimit të lojtarëve. Për garantimin e këtyre elementeve do të nisë një kuadër i ri rregullator që do të sistemojë marrëveshjet e huazimit të një lojtari mes dy klubeve të futbollit.

- Do të kërkohet një marrëveshje me shkrim e cila përcakton në detaje kushtet e huazimit, me kohëzgjatjen dhe kushtet financiare.

- Kohëzgjatja minimale dhe maksimale e huazimit të një lojtari, d.m.th. minimumi ndërmjet një dritareje merkato dhe një tjetre dhe maksimumi një vit.

- Ndalimi i nënhuadhënies së një lojtari profesionist në një klub të tretë.

- Të njëjtat klube do të kenë një kufizim në lidhje me numrin e huazimeve sezonale të dhëna: në çdo kohë të sezonit, një ekip mund të ketë maksimumi tre profesionistë në huazim në një klub të vetëm dhe anasjelltas, mund të marrë maksimumi tre nga i njëjti klub.

Do të rregullohet edhe numri total sezonal i huazimeve të lejuara, por në një periudhë kalimtare trevjeçare:

- Në 2022/23 një ekip do të mund të huazojë dhe të ketë maksimumi 8 lojtarë në huazim;

- Në 2023/24 ky numër do të zbresë në shtatë;

- Nga 2024/25 do të jenë maksimumi gjashtë lojtarët e lejuar në huazim.

Kufizime që nuk do të zbatohen për lojtarët e moshës 21 vjeç e poshtë.

Ky është legjislacioni që FIFA do të miratojë, federatat e ndryshme kombëtare do të kenë tre vjet kohë për të zbatuar rregulloret e brendshme në mënyrë të tillë që të respektojnë parimet e vendosura në nivel ndërkombëtar.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI