Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

"Nuk donte të rinovojë, tani të ikë": Barcelona i tregon 'derën' Dembelé

Lapsi.al 20 January 2022
"Nuk donte të rinovojë, tani të ikë": Barcelona i

Nuk mund të përfundonte më keq. Xavi nuk e ka thirrur Ousmane Dembélé për ndeshjen në Copa del Rey në Bilbao dhe klubi, me gojën e drejtorit sportiv Mateu Alemany, e ka ftuar francezin që të kërkojë një ekip në 11 ditët e mbetura në merkato.

Dembélé i kushtoi Barcelonës mbi 140 milionë euro, të paguar me nxitim te Borussia Dortmund në vitin 2017, kur klubi gjerman një vit më parë për francezin kishte paguar vetëm 15 milionë te Rennes. Një marrëveshje kolosale për klubin gjerman. Një dështim monstruoz për atë katalanas. Dembélé përflitej vetëm për arsyet e gabuara, mes shpërqendrimit dhe mungesës së disiplinës, zakoneve të këqija dhe, për më tepër dëmtimeve: në mënyrë të përsëritur dhe shpesh të rëndë.

Kur kthehej gjithmonë jepte idenë e një shpërthimi të mundshëm të talentit që nuk i mungon, e ndërkohë fitoi edhe Kupën e Botës me Francën. Por ai është dukur gjithmonë një talent anarkist, pak i prirur për disiplinën taktike të kërkuar nga Barça. Tani në Barcelonë janë të lodhur nga mungesa e interesit të Dembélé për një klub që varet shumë prej tij, si brenda dhe jashtë fushës, dhe kanë vendosur t'i tregojnë daljen.

Më 3 dhjetor, Joan Laporta duke folur në TV tha se ishte i sigurt për rinovimin e Dembélé: “Jam i sigurt, lojtari dëshiron të qëndrojë këtu, sepse ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, ai është një super lojtar për ne dhe ne duam ai të qëndrojë. Unë jam entuziast për të, për mua ai është më i mirë se Mbappé”. Dicka më shumë se një muaj më pas, erdhi bomba. Dje Xavi tha se koha kishte mbaruar për Ousmane: “Është një situatë shumë delikate. Kemi 5 muaj që e presim, ose të rinovojë ose të ikë”.

Sot në mëngjes sulmuesi nuk u përfshi në listën e skuadrës për udhëtimin në vendin Bask dhe më pas Mateu Alemany u paraqit para kamerave: “Dembélé duhet të largohet nga klubi sa më shpejt të jetë e mundur. Që nga korriku i kemi bërë disa oferta dhe ai i ka refuzuar të gjitha. Ai nuk beson në projekt dhe për këtë arsye nuk është thirrur. Dhe tani ai duhet të ikë”.

Vetëm se nuk është një gjë e lehtë, sepse ai ka një rrogë shumë të lartë, dhe dëshiron të ruajë statusin e tij të privilegjuar. Mbetet për tu parë nëse në 10 ditët e ardhshme do të vijë një ofertë që lojtari do ta konsiderojë të vlefshme. Ndryshe e presin 6 muaj inaktivitet dhe një liri e shtrenjtë për të gjithë.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI