Flash

Video/ Liverpool në finale të Carabao Cup: dygolëshi i Diogo Jota theyn Arsenal që përfundoi me 10 lojtarë

Lapsi.al 20 January 2022
Video/ Liverpool në finale të Carabao Cup: dygolëshi i Diogo Jota

Liverpool hesht Emirates dhe fiton biletën e fundit për në finalen e Carabao Cup. Të kuqtë fituan 2-0 ndaj Arsenal dhe pas ndeshjes së parë të përfunduar 0-0 janë kualifikuar në aktin e fundit, ku do të sfidojnë Chelsean e Tuchel. Diogo Jota është njeriu i ndeshjes: portugezi zhbllokoi sfidën me një goditje tokazi në minutën e 20' dhe pastaj u përsërit në të 79' me një parabël elegante në kundërsulm. Në fund u ndëshkua me karton të kuq edhe Thomas Partey.

As mungesat e mëdha nuk e ndalën Liverpool në gjysmëfinalen e Carabao Cup. Të besuarit e Klopp dominuan në fushën e Arsenal me një rezultat të pastër 2-0 dhe fituan të drejtën për të luajtur finalen e madhe, në të cilën do të përballen me Chelsean e Tuchel. Dygolëshi i Diogo Jota ishte vendimtar. E megjithatë Gunners e nisën furishëm lojën, ndryshe nga ndeshja e parë: në minutën e 5 Lacazette provoi me një goditje dënimi në hyrje të zonës, por e djathta e tij u devijua në traversë nga Kelleher, që shmangu më të keqen. Liverpool u rrit me kalimin e minutave dhe zhbllokoi ndeshjen në të 20', kur Diogo Jota kaloi Tomiyasu dhe me një goditje tokazi mposhti Ramsdale. Disavantazhi i preu këmbët të besuarve të Artetës, që humbën rrezikshmërinë.

Në pjesën e dytë skuadrat u përballen me njëra-tjetrën me më shumë guxim. Arsenali mund të barazonte në disa raste, por as goditja e Lacazette dhe as ajo e Smith Roëe nuk gjetën objektivin për çështje centimetrash. Liverpool mbeti më i rrezikshëm dhe goditi shtyllën me Konates në minutën e 59. Hyrja e Minaminos i dha më shumë gjallëri sulmit të Reds, të cilët mbyllën llogaritë në minutën e 79: Alexander-Arnold shpiku një kundërsulm brilant për Diogo Jota që përballë portierit e kaloi me një parabël. Në fund, Gunners përfunduan me dhjetë lojtarë për shkak të kartonit të kuq për Thomas Partey, për një ndërhyrje të ashpër ndaj Fabinhos. Në finalen e Carabao Cup shkon Liverpool, për një ndeshje spektakolare kundër Chelsea.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI