Flash

Zyrtare/ Bologna-Inter duhet të luhet: nuk ka 0-3 në tavolinë, zikaltrit ankimojnë

Lapsi.al 22 January 2022
Zyrtare/ Bologna-Inter duhet të luhet: nuk ka 0-3 në tavolinë,

Asnjë sanksion ndaj Bolonjës për mos luajtjen e ndeshjes kundër Interit më 6 janar, ndeshja do të luhet dhe do të jetë Lega e Serie A që do të caktojë datën e re. Ky është vendimi i Gjykatësit sportiv, Gerardo Mastrandrea, i cili ndërkohë shtyu - deri më 31 janar - vendimin për mos zhvillimin e tre ndeshjeve të tjera në javën e parë të fazës së kthimit, Atalanta-Torino, Salernitana-Venecia dhe Fiorentina-Udinese.

Përsa i përket Bologna-Inter, Gjykatësi sportiv vendosi të mos i japë fitoren zikaltërve në tavolinë, por ta shtyjë ndeshjen për një datë të mëvonshme.

Asnjë penalitet, qoftë edhe në kushtet e mungesës së kujdesit të përsosur, nuk mund t'i atribuohet Bolonjës, përballë një dispozite të AUSL (për momentin) e vlefshme dhe efektive dhe kjo situatë duket se është marrë parasysh edhe nga Lega e Serie A që, duke parë kërkesat për shtyrjen edhe të ndeshjes Cagliari-Bologna të bëra në dy raste nga klubi bolonjez, urdhëroi që ndeshja me Inter të zhvillohet pas datës 9 janar 2022, datë përfundimtare e efektivitetit minimal të dispozitës së AUSL-së.

GATI ANIKIMIMI I INTERIT

Pas deklaratës së Gjykatësit sportiv, Interi bëri të ditur se kërkon të kundërshtojë dispozitën dhe të apelojë vendimin për të luajtur ndeshjen me Bolonjan. Sipas raportimeve nga Sky Sport, zikaltrit nuk mund t'i kishin parë dokumentat dhe do të donin të kuptonin pse ky vendim i Gjykatësit sportiv është i ndryshëm nga disa të mëparshmet, si në rastin e Udinese-Salernitana.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI