Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Video/ "Ndeshja nuk fitohet me fjalë": Ramadani 'thumbon' Vllazninë për deklaratat para takimit

Lapsi.al 22 January 2022
Video/ "Ndeshja nuk fitohet me fjalë": Ramadani

Egnatia shënoi golin e papritur të avantazhit në minutën e 40, kur Ademi bëri rreth 50 metra me topin në këmbë, duke përfituar nga toleranca e një mbrojtje shpesh e kritikuar, përpara se të thyente daljen e dëshpëruar të Zogoviç. Vllaznia barazoi në të 71’ me goditjen me kokë të Krymit, në krosimin e Mustedanagiç, por kaq nuk mjafton për tiu afruar Tiranës, përkundrazi...

Një barazim shumë i cmuar, i marrë në një fushë imponuese kundër një rivali që synonte zonën e lartë të renditjes. Ashtu si bëri me Teutën dy javë më parë, Ramadani bëri një tjetër befasi, pavarësisht se të tijvë vazhdojnë të jenë në zonën e rënies nga kategoria. Egnatia ka ndryshuar mënyrën e lojës, vuan në fushë me pamundësinë për të dalë përpara, pavarësisht rregullit që tenton të vendosë në mesfushë Agbekpornu, duke i besuar kundërsulmeve të rrezikshme të Maganit: "Në fushën tonë jemi munduar ta kontrollojmë lojën, të spostohemi përpara dhe kjo na ka penalizuar. Ky stil loje duhet të jetë për ne deri në fund të kampionatit. Të shikojmë në ndeshjet e radhës si do të reflektojmë”, tha Zekerija Ramadani, trajneri i rrogozhinasve.

Pavarësisht golit të avantazhit, Egnatia u arrit 20 minuta nga fundi nga goli i Kymit, por mund të ishin përmbysur edhe në situata të tjera, kur Diagne në minutën e 76 goditi jashtë me kokë nga fare pranë. Aralica pati një tjetër mundëi në minutën e 80 e Adili dy minuta nga fundi. Ajo që penalizoi shkodranët ishte rezultati, falë një vullnet i fortë i kundërshtarit për të rezistuar. Nisur nga fakti që luante kundër një skuadre që në 7 ndeshjet e fundit kishte 6 humbje, Brdaric e kishte menduar ndeshjen të fituar, të paktën me deklarata: "Duhet të jemi të kënaqur me angazhimin e skuadrës dhe luftën sportive. Na motivuan deklaratat e kundërshtarëve. Kjo na jep një dritë jeshile për lojën që duhet të bëjmë. Jemi më të rrezikshëm kur e lëmë kundërshtarin të luajë".

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI