Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Video/ Shtyllë e gol i anulluar: Broja spektakël, Southampton ndalon Manchester City

Lapsi.al 22 January 2022
Video/ Shtyllë e gol i anulluar: Broja spektakël, Southampton ndalon

Në St. Mary Stadium ndërpritet seria e fitoreve të Manchester City, që pas 12 sukseseve radhazi nuk shkoi përtej 1-1 kundër Southampton të një Armando Broja të inspiruar, por të ndjekur nga mungesa e fatit: shtyllë e gol i anulluar për sulmuesin e kombëtares së Shqipërisë, por që krijoi panik në cdo moment për Citizens. Saints të aftë të bllokonin 0-0 skuadrën e Guardiolas në Etihad, kaluan në epërsi pas vetëm 7 minutash lojë: Redmond pasoi në qendër për Ëalker-Peters, i cili me një djathtë të shkëlqyer gjeti shtyllën e largët duke mposhtur Ederson. Formacioni i Guardiolës nis të bëjë presion mbi vendasit, që i besojnë kundërsulmit dhe panë t'i anullohet goli i dyfishimit të mundshëm të Brojës, për pozicion jashtë loje. Pasi kapërceu frikën, City u shty sërish përpara dhe preku golin e barazimit me Sterling, goditja e të cilit kaloi ngjitur me shtyllën.

Në pjesën e dytë, Forster bllokoi Rodrin dhe Foden, ndërsa Ederson ndalon Brojën. Në minutën e 65′, megjithatë, erdhi barazimi: goditja e lirë e De Bruyne nga e djathta gjeti Laporte, që me një goditje të fuqishme me kokë barazoi rezultatin. Goli galvanizoi më shumë miqtë, të cilët gjashtë minuta më vonë goditën shtyllën me De Bruyne. Në fund, protagonist bëhet VAR, që fillimisht i mohoi një penallti Cityt, më pas shpëtoi Armstrong nga kartoni i kuq. Koha shtesë nuk ndryshoi asgjë për Guardiolën, që pas dymbëdhjetë sukseseve radhazi detyrohet të barazojë nga Saints, por gjithsesi ngjitet në 57 pikë, +12 ndaj Liverpool që megjithatë ka dy ndeshje më pak se kampionët në fuqi të Anglisë. Një pikë shumë e çmuar për Southampton, që ngjitet në 25 pikë dhe arrin përkohësisht Leicesterin.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI