Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Video/ Inter përmbys Venezian në minutën e fundit: protesta të lagunarëve për faullin e Dzekos në golin e parë

Lapsi.al 22 January 2022
Video/ Inter përmbys Venezian në minutën e fundit: protesta

Një gol i Edin Dzekos në minutën e 90-të i dha Interit një fitore 2-1 ndaj Venecias në ndeshjen e javës së 23 të Serie A duke i lejuar zikaltrit të arratisen, tani në +5 ndaj Milanit, që pritet të dielën nga Juventusi. Ndeshje e komplikuar për skuadrën e Inzaghit, që e panë veten në disavantazh në minutën e 19 për shkak të një goditje me kokë të Henry. Kampionët e Italisë gjetën barazimin në minutën e 40 me Barella, pas një volej të Perisic të grushtuar nga Lezzerini. Lagunarët rezistuan mirë në pjesën e dytë, deri në goditjen me kokë të boshnjakut në fund të ndeshjes.

Venezias ishte surprizuese kur shënoi në minutën e 19: Ampadu krosoi nga e djathta për Henry, i lënë i lirë nga Skriniar dhe i aftë për të goditur me kokë. Konkluzioni ishte qendror, por Handanovic nuk u tregua shumë reagues dhe detyrohet ta nxjerrë topin nga rrjeta. Interi reagoi edhe pse i mungonte qartësia. Barazimi erdhi në minutën e 39, pas një kontrasti të Dzekos ndaj Modolos, i cili mund të sanksionohej me një faull. VAR nuk mund të ndërhynte, sepse ndërkohë pati një ndryshim të zotërimit të topit: Ceccaroni humbi një top aty ku nuk duhej, Lezzerini bëri ndërhyrjen shpëtimtare në të majtën e Perisic, por nuk mundi të bënte asgjë në goditjen e Barellas.

Në pjesën e dytë, Interi insistoi por nuk krijoi shumë: Brozovic dhe Calhanoglu bënë shumë gabime, Lautaro është fragmentar dhe Dzeko humbi mundësinë më të bujshme nga dy hapa larg, pas një gabimi të Lezzerinit në goditje me kokë të De Vrij. Por kur dukej se barazimi po vendosej, i sapo futuri në fushë Dumfries shërbeu për Dzekon, që mundi Caldarën dhe me kokë vendosi ndeshjen.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI